Gazeta Si – Autobiografia “Spare” e princ Herrit, që del së shpejti, me siguri do të sjellë siklete të reja për familjen mbretërore. Pas intervistës së fundit, ku duka i Sussex flet për largimin nga babai dhe vëllai, ai tregon pa filtra raportin direkt me Uilliamin, princin e Uellsit dhe pasardhësin e fronit.
Herri akuzon vëllanë Uilliam dhe gruan e tij Kejt si arkitektë të ngjarjes së shëmtuar, ku ai u vesh si nazist në një festë me maska. Këto detaje të librit i sjell e përditshmja britanike ‘The Guardian’.

Në libër Herri kujton se ishte i pavendosur mes unirformës së pilotit dhe asaj naziste. “Thirra Uilliamin dhe Kejtin dhe u thashë atyre çfarë mendonin. Më thanë të vishja uniformën naziste”, – rrëfen Herri në libër.
Pastaj një detaj tjetër: “Në moshën 17-vjeçare kam marrë kokainë”. Princi Herri pranon për herë të parë se ka përdorur drogë në autobiografinë e tij.
“Po, në atë periudhë merrja kokainë, – shkruhet në libër. – Në shtëpinë e dikujt, gjatë një fundjave për gjueti, më është ofruar kokainë dhe që atëherë konsumova pak. Nuk ishte shumë argëtuese, nuk më bëri të ndihesha i lumtur, siç mund të ketë bërë të tjerët”.
Në të kaluarën Herri ka thënë se ishte dhënë pas alkoolit dhe drogës (pa e specifikuar), për të zbutur dhimbjen e humbjes së nënës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



