“Gjëra të bukura”, autobiografia e Hunter Biden, del në Shtetet e Bashkuara më 6 prill (në Europë më 27 maj).
Në pamje të parë, siç shprehet edhe në titull, ato nuk janë aspak “Gjëra të Bukura”.
Djali i vogël i presidentit amerikan, i vetmi mashkull i mbetur pas vdekjes së vëllait tjetër, Beau, në vitin 2015, në thelb e përshkruan veten si një njeri të zhytur në një vorbull, një alkoolist dhe një narkoman.
Po ashtu edhe një baba, por mbi të gjitha “një njeri i mësuar të ndihej i vetëm në mes të njerëzve”. Ata që duan detaje shteruese mbi biznesin e Hunterit në Ukrainë dhe ata që sulmuan babanë e tij gjatë rrugës drejt Shtëpisë së Bardhë, do të zhgënjehen.
Kur Beau po trajtohej për kancerin e trurit që i mori jetën para 6 vjetësh, ishte ai që e motivoi vëllain e tij.
“Kur të bëhemi më mirë, do t’i përkushtohemi vetëm kësaj: do të kërkojmë dhe kultivojmë gjëra të bukura”. Kjo frazë u kthye në një batutë mes tyre dhe është akoma sot për Hunterin.
Kush jam
“Unë jam një baba 51 vjeç që ndihmova në rritjen e tre vajzave të bukura. Blija patatina në rrugët e Uashingtonit dhe “gatuaja” ushqime në një shtëpi njëkatëshe në Los Anxhelos.
Unë kisha një dëshirë aq të madhe për të pirë, sa që e gjeja veten duke hapur shishen e blerë në dyqan, para se të shkoja në shtëpi. Vetëm në pesë vitet e fundit, martesa ime ka shkuar keq pas njëzet viteve të bashkëjetesës së lumtur, unë e kam gjetur veten disa herë me një armë drejtuar kokës time dhe në një moment, jam eklipsuar nga gjithçka dhe të gjithë duke u fshehur në një dhomë me 59 dollarë nata, në një motel në rrugën ndërshtetërore ‘I-95’, duke panikosur familjen time, si dhe veten time”.
Aty ku nisi gjithçka
“Është 18 dhjetori i vitit 1972. Babai im sapo është emëruar senator, ai është në Washington DC. Nëna ime, Neilia, një 30-vjeçare e bukur dhe e shkëlqyer, ka vendosur të më marrë mua, vëllain tim Beau dhe motrën tonë të vogël, Naomi për të blerë pemën e Krishtëlindjeve në një dyqan Wilmington.
Beau është gati katër vjeç. Unë kam gati tre. Në kujtimet e mia, ka ndodhur kjo: unë jam ulur në sediljen e pasme, prapa nënës sime. Beau është pranë meje, pas Naomit, e cila fle në sediljen e fëmijës në sediljen e përparme.
Papritmas shoh kokën e nënës time që kthehet djathtas. Nuk mbaj mend asgjë për profilin e saj: as vështrimin dhe as shprehjen e saj.
Vetëm kokën e saj që rrotullohet. Ndërsa nëna ime futet në një kryqëzim rruge, ne u përplasëm nga një kamion tregtar që mbante misra.
Pas kësaj, më kujtohet që u zgjova në një dhomë spitali me Beaun në shtratin pranë meje. Unë shoh buzët e tij duke lëvizur dhe ato përsërisin tre fjalë pa pushim: “Të dua. Unë të dua. Unë të dua”.
Dhe kështu u bëmë ne të dy.
Varësia
“Nuk kisha pirë kurrë kështu. Unë kisha pirë me tepricë natyrisht, duke arritur në pikën ku e dija se duhej të ndaloja … kështu kisha vendosur të hiqja dorë, si në vitin 2003 ashtu edhe në 2010-ën. Por kurrë nuk e kisha reduktuar veten pothuajse, duke mos pasur forcë për t’u larguar nga shtëpia. Kisha humbur nëntë kile. Hëngra vetëm disa ushqime fast-food në një dyqan pijesh: mish derri dhe peta të gatshme. Përfundimisht stomaku im nuk mund të mbante më.
Në një moment, fillova të kisha vështirësi, madje edhe të pija.
Unë përdora një thikë kuzhine për të hequr kapsulën plastike rreth kapakut të shishes dhe pastaj pija pa pushim. Isha dobësuar aq shumë, saqë edhe ai veprim kërkonte një farë shkathtësie: unë isha mësuar ta menaxhoja veten në situata të tilla”.
Babai im
“Gjëja e fundit që doja, ishte ta gjeja babanë tim para derës me njerëzit e sigurimit. Por pas gati një muaji, ai e reduktoi stafin e shoqërimit në minimum dhe u paraqit në shtëpinë time. Unë e lashë të hyjë. Ai u hutua nga spektakli që u shfaq para tij. Ai më pyeti nëse isha mirë dhe unë iu përgjigja se po, natyrisht, isha mirë.
“Ti nuk je aspak mirë, Hunter”, – replikoi ai, duke më kontrolluar me kujdes dhe duke skanuar banesën me sytë e tij. “Ke nevojë për ndihmë”. (…).
Babai është i tillë. Gjithmonë përpiqet të më kujtojë se nuk ka humbur asgjë. Ai kurrë nuk më braktisi, kurrë nuk më shmangu, kurrë nuk më gjykoi pavarësisht sjelljes sime të keqe dhe më besoni kur them se, pas atij episodi, kishte shumë, shumë më keq”.
Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)









