Njerez

Rrëfime njerëzore / Për myslimanët me çrregullimet e të ngrënit, agjerimi gjatë Ramazanit sjell një tjetër sfidë

Ndërsa fillon muaji i shenjtë i Ramazanit, Habiba thotë se është “e tmerruar” nga mendimi për të agjëruar këtë vit.

Pasi problemet e saj të çrregullta të të ngrënit e çuan në bulimi, ajo thotë se rituali i të përmbajturit nga ushqimi dhe pijet nga lindja e diellit deri në perëndim të tij  mund të përkeqësojë nevojën për të kufizuar më tej ngrënien e saj duke rrezikuar të rrëshqasë në një cikël toksik.

Por marrja e vendimit për të mos agjëruar duket sikur po neglizhon një pjesë kyçe të besimit të saj, thotë ajo.

“Unë nuk i besoj vetes që të mbaj një agjërim sepse e di … ,” tha 30-vjeçarja në Mbretërinë e Bashkuar, redaktore myslimane, e cila i kërkoi CNN të përdorte vetëm emrin e saj të parë për arsye të privatësisë. “Ndihem e trishtuar. Më duket sikur po humbas një përvojë vërtet shpirtërore.”

Habiba ishte nëntë vjeç kur për herë të parë filloi problemet me ushqimin.

Deri në moshën 16-vjeçare ajo thotë se po anashkalonte vaktet, ndiqte me fanatizëm  kaloritë, kryente aktivitete fizike te tepërta dhe villte të paktën 15 herë në ditë.

“Unë kurrë nuk do t’i dëshiroja dikujt buliminë, sepse është si një varësi.”

Habiba nuk është e vetme në përvojën e saj. Një numër në rritje i mjekëve dhe psikologëve myslimanë po përpiqen të kapërcejnë hendekun midis udhëheqësve të besimit dhe besimtarëve si Habiba, të cilët thonë se përballen me margjinalizim kur përpiqen të kenë mbështetje brenda komuniteteve të tyre, dhe në sistemin e shëndetit publik.

“Pakicat janë të nënpërfaqësuara. Nuk është se ata nuk kanë çrregullime të të ngrënit ose vuajnë, por kanë gjithë këtë stigmë rreth tyre që duhen ndihmuar, “tha Dr. Omara Naseem, një psikologe këshilluese me qendër në Mbretërinë e Bashkuar, e specializuar në trajtimin e çrregullimeve të të ngrënit.

Këto janë sëmundje “të padukshme dhe pa dallim” që tejkalojnë moshën, fenë, gjininë dhe seksualitetin, shtoi ajo.

“Është akt adhurimi të kujdesesh për trupin dhe shëndetin tënd. Prandaj, shkoni dhe merrni ndihmën e duhur që ju nevojitet”, tha ajo.

Gjatë Ramazanit, muslimanët inkurajohen të hidratohen dhe të hanë një vakt të ekuilibruar para lindjes së diellit dhe më pas të ndërpresin agjërimin e tyre në perëndim të diellit, duke ndjekur një vakt më të madh se ajo e mëngjesit.

Besimtaret  angazhohen gjithashtu në forma të tjera praktike, duke përfshirë rritjen e lutjes, duke dhuruar më shumë për bamirësi, vullnetarizmin dhe pjesëmarrjen në vaktet e përbashkëta.

Megjithatë, akti i agjërimit gjatë orëve të ditës mund të maskojë modelet e dietës kufizuese të lidhura me çrregullimet e të ngrënit, tha Naseem.

Ushtrimi i kontrollit dhe përjetimi i urisë gjatë agjërimit mund të gjenerojë një dëshirë për të konsumuar sasi të mëdha ushqimi në iftar dhe pas perëndimit të diellit,  gjë që mund t’i çojë në ndjesinë e të qenurit jashtë kontrollit me ushqimin duke krijuar një “cikël pastrimi të tepruar”, shtoi ajo.

Sipas Kuranit, njerëzit që janë të sëmurë ose që udhëtojnë nuk u kërkohet të agjërojnë.

Prandaj, nëse dikush ka një sëmundje ose është në gjendje të verifikohet si i tillë nga një profesionist mjekësor, atij nuk i kërkohet të agjërojë, tha Imam Nadim Ali, një udhëheqës i besimit mysliman dhe këshilltar profesionist i licencuar me bazë në Atlanta, Georgia.

Për shembull, fëmijët dhe të moshuarit, njerëzit që janë shtatzënë, ata me menstruacione ose kanë nevojë për mjekim të përditshëm janë të përjashtuar nga agjërimi.

Megjithatë, tabutë në mbarë komunitetin dhe shoqërinë nënkuptojnë se sëmundjeve të shëndetit mendor nuk u jepet besim në të njëjtën mënyrë si sëmundjeve fizike, thanë Naseem dhe Ali. Kjo do të thotë se ata që zgjedhin të mos agjërojnë për shkak të sëmundjeve të shëndetit mendor përballen me “faj dhe turp” nga komunitetet e tyre dhe shoqëria më gjerë, shtoi Naseem.

Barrierat kulturore

Habiba tha se ajo ka kujtime të fëmijërisë kur trupi i saj kontrollohej vazhdimisht nga anëtarët e familjes së saj të gjerë, një sjellje që ajo thotë se është pasojë  presioneve kulturore me të cilat përballen disa vajza të Azisë Jugore dhe muslimane teksa hyjnë në fazën e adoleshencës.

Kur ishte 15 vjeçe, ajo kujton xhaxhain qe i tha se ishte “trashur” nga shëndeti pasi u kthye nga një udhëtim familjar në Turqi. “Komentet e tilla të ngulen në mendje përgjithmonë,” tha ajo. Gjatë viteve në vijim, pesha e saj ra në mënyrë drastike.

Në të njëjtën kohë, ajo kujton se anëtarët e familjes i thanë se nuk mund të luante më jashtë dhe skateboard me kushërinjtë e saj.

Në vend të kësaj, ajo u inkurajua të rrinte me bashkëmoshatarët e saj

Pavarësisht se kishte prindër “liberalë”, tha ajo, ajo beson se çrregullimi i saj i të ngrënit ishte pjesërisht një përgjigje ndaj presionit të përshtatjes në role strikte gjinore të caktuara nga komuniteti i saj dhe shoqëria e gjerë.

Kur ishte rreth 16 vjeç, Habiba tha se simptomat e saj të çrregullimit të të ngrënit u përkeqësuan derisa prindërit e saj e çuan te një mjek lokal.

Ajo mori kujdes psikiatrik ambulator në një njësi të shëndetit mendor të fëmijëve deri në moshën 18 vjeç, kur u transferua në një njësi të shëndetit mendor të të rriturve.

Megjithatë, ajo thotë se dallimet kulturore midis saj dhe terapistëve me tjetër ngjyrë nuk mund të kuptonin presionet e nuancuara me të cilat ajo përballej si grua në komunitetin e saj; dhe se si ato ishin të lidhura thelbësisht me çrregullimin e saj të të ngrënit.

“Kisha terapistë (të bardhë) që thjesht nuk i kuptonin dhe do të ishin vërtet shumë mospërfillës, ndaj gjërave për të cilat doja të flisja ose gjërat me të cilat po luftoja”

Farheen Hasan, një psikologe kërkimore 27-vjeçare me qendër në Bristol, Anglia jugperëndimore, pajtohet me idenë së është e nevojshme që terapistët të kuptojnë presionet specifike kulturore.

Në moshën 18-vjeçare, Hasan tha se ajo filloi të shfaqte çrregullime të të ngrënit në formën e shmangies së ushqimit, ushtrimeve te tepërta fizike dhe fiksimit pas ushqimit të shëndetshëm.

Çdo vit, ajo tha se përballej me një luftë të brendshme nëse duhej të agjëronte apo jo gjatë Ramazanit.

“Unë mendoj se ne kemi nevojë për qasje te terapistë që kuptojnë kulturën, fenë dhe luftën tonë – dhe që mund të ofrojnë udhëzime dhe mbështetje profesionale,” i tha ajo CNN përmes emailit.

Marrja e ndihmës

Historitë e Habiba dhe Hasan pasqyrojnë sfidat sistematike me të cilat përballen gjerësisht njerëzit nga komunitetet kur marrin mbështetje për shëndetin mendor.

Edhe pse njerëzit me ngjyrë kanë shkallë më të lartë të disa çrregullimeve të shëndetit mendor sesa të bardhët, ata përballen me pabarazi më të mëdha në marrjen e ndihmës për shkak të diskriminimit institucional, racizmit dhe stigmës ndërpersonale.

Zezakët, indigjenët dhe njerëzit me ngjyrë kanë shumë më pak gjasa se të bardhët që të jenë pyetur nga një mjek për simptomat e çrregullimit të të ngrënit dhe kanë më pak gjasa të diagnostikohen ose të marrin trajtim, sipas një raporti nga Shoqata Kombëtare e Anoreksisë në SHBA.

Halima Eid, një këshilltare profesionale klinike e licencuar dhe bashkëthemeluese e AMALY, një organizatë jofitimprurëse me bazë në Kaliforni që synon të sfidojë stigmën rreth shëndetit mendor në komunitetet muslimane, tha se mund të jetë e vështirë për njerëzit në ato hapësira të kenë akses në informacion.

Pranverën e kaluar, ajo krijoi një grup virtual mbështetësish për të ndihmuar muslimanët që kanë çrregullime me ushqimin gjatë muajit të Ramazanit.

“Është një përvojë shumë e vetmuar të vuash nga ndonjë sëmundje apo çrregullim”, tha ajo. “Pastaj mbi ta qëndron edhe faji që nuk mund të jenë  muslimanë të mirë. Pra, ne sfidojmë perfeksionizmin si muslimanë gjatë Ramazanit, sepse shumë njerëz luftojnë”

Si Eid ashtu edhe Naseem, psikologu këshillues me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, përdorin njohuritë e tyre islame dhe mjekësore për t’u shërbyer muslimanëve që kërkojnë mbështetje nga profesionistët e shëndetit mendor, të cilët kanë një përvojë të ngjashme

Thyerja e një cikli turpi

Habiba thotë se bulimia e saj arriti në një pikë kthese disa vite më parë

“Më kujtohet që thjesht shikoja trupin tim dhe ajo cfarë shihja nuk me pëlqente. Nuk më pëlqen mënyra si dukem as tani dhe nuk mendoj se do ta dua ndonjëherë veten, por mendoj se thjesht duhet ta pranoj atë”, tha ajo.

“Nuk e di nëse mund të them ndonjëherë se jam rikuperuar plotësisht. E di që e kam ende atë zë … në kokën time. Por tani ai zë me vjen më i qetë.”

Tani, ajo thotë se është në gjendje ta mbajë larg problemin me ushqimin duke identifikuar shkaktarët e saj.

Festimet e Ramazanit dhe Bajramit mund të shkaktojnë çrregullim të të ngrënit, tha ajo, sepse përjetoi presion për të ngrënë sasi të mëdha ushqimi në iftar dhe mori komente gjykuese nga anëtarët e familjes që mund të mos e kuptonin vendimin e saj për të mos agjëruar.

Hasani, psikologu kërkimor me bazë në Bristol, tha se muslimanët në pozicionin e tyre kanë nevojë për “pranim shoqëror” nga udhëheqësit e komunitetit.

Habiba tha se asaj i mungon ende aspekti i përbashkët i agjërimit gjatë Ramazanit, pjesëmarrja në darka familjare dhe numërimi i ditëve deri tek Fitër Bajrami, festa që shënon fundin e Ramazanit.

“Ndjehem sikur jam lënë jashtë klubit,” tha Habiba, duke shtuar se ajo shpreson se do të arrijë në një pikë në të ardhmen ku mund të agjërojë përsëri dhe të jetë e sigurt se besimi i saj, në vend që dëshira për të kufizuar marrjen e disa kalorive, të jetë motivimi i saj.

Aliu, Imami dhe këshilltari me bazë në Atlanta, sugjeroi që muslimanët me çrregullime të të ngrënit mund të angazhohen në forma të tjera në muajin e shenjtë përveç agjërimit, duke përfshirë leximin e Kuranit, pjesëmarrjen në lutjet e natës së teravive dhe përfshirjen në bamirësi

Ai tha se udhëheqësit e besimit dhe anëtarët e familjes duhet të pranojnë sfidat me të cilat ballafaqohen muslimanët me probleme të shëndetit mendor gjatë Ramazanit dhe t’u ofrojnë atyre udhëzime për të ndihmuar në thyerjen e ciklit të turpit dhe fajit që ekziston në të gjithë shoqërinë.

“Islami është një fe që nuk dëshiron që njerëzit të rrezikojnë jetën e tyre për t’u përfshirë në forma të adhurimit,” tha ai. “Unë mendoj se gjëja e rëndësishme është që ne, udhëheqësit fetarë, të jemi në gjendje të tregojmë ndjeshmëri ndaj më të paktëve mes nesh, më të pambrojturve mes nesh. cnn.com/ Përshtati në shqip: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë