Lajme

Rovena Gashi bojkoton KPK-në

Rovena Gashi, prokurorja e pezulluar nga detyra për shkak se është nën hetim për fshehje pasurie nuk është e pranishme sot në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, dhe as nuk do të dërgojë avokat. Sipas Rovena Gashit, KPK e ka marrë vendimin 8 muaj më parë.  

Ajo thekson gjithashtu se KPK është kthyer në arenë diskreditimi publik, ndërsa shton se ka zgjedhur të ndjekë rrugë ligjore, përpara një gjykate ku të dëgjohet.

Rovena Gashi e ka filluar karrierën në Prokurori në vitin 2004. Ajo ka punuar si prokurore në Tiranë nga viti 2004 deri në vitin 2013, kur u emërua në krye të Drejtorisë së Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme.

Gashi e mbajti këtë detyrë deri në fund të dhjetorit 2017, kur kryeprokurorja e re Arta Marku e uli në detyrë. Ndërsa në maj 2018, Prokuroria regjistroi procedimin penal ndaj saj dhe bashkëshortit Dritan Gina, të cilët po hetohen për pasurinë e tyre, ndërkohë  që Marku i pezulloi të dy nga detyra.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë