Media Galeri

Ronaldo përpiqet të konvertohet në fenë islame… por nuk harron kryqin (VIDEO)

Nga Gazeta Si- Prej gati 2 vitesh Cristiano Ronaldo është pjesë e skuadrës së Arabisë Saudite, Al Nassr, duke i hapur rrugën shumë yjeve europiane për të luajtur në kampionatin arab. Kultura e vendit të pasur të Lindjes së Mesme është në shumë gjëra larg asaj europianes dhe perëndimores, por në disa duket se ata kanë toleruar, ashtu si edhe vetë ylli portugez është mundur të përshtatet.

Kështu në një nga videot e fundit që qarkullon në internet, Ronaldo përpiqet të imitojë ritet e fesë islame, duke u falur sipas rregullave të kësaj feje. Një prej tyre është përulja përpara krijuesit duke vendosur kokën në tokë, ose siç njihet ndryshe, ulja në sexhde.

Këtë është përpjekur të bëjë edhe Ronaldo në një moment kur kundërshtari ka humbur penalltinë, por pikërisht, në momentin më solemn kur përpiqet që të bëhet më solemn, portugezi bëhet më qesharak. Përpara momentit të uljes në sexhde, Ronaldo bën edhe kryqin, një rit i fesë së tij kristjane e miksuar me lëvizjet islame.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë