Njerez

Ronaldo Fenomeni u kërkon ndjesë pas 20 vjetësh nënave të gjithë botës!

Gazeta Si – Ronaldo Fenomeni u është kthyer kujtimeve të Botërorit 2002 të Koresë së Jugut dhe Japonisë. Atë Botëror e fitoi Brazili i tij dhe sulmuesi ishte protagonist absolut brenda dhe jashtë fushe.

Emocione të jashtëzakonshme në fushë dhe një ‘look’, që shumë do të donin ta harronin. Pas 20 vitesh Ronaldo ka kërkuar falje për modelin e tij të flokëve, që pati ndikim shumë të madh te të rinjtë e apasionuar pas futbollit dhe që krijoi probleme në shumë familje.

Ronaldo feston nje nga golat ne finalen ndaj Gjermanise ne 2002. Gazeta Si, 15 tetor 2022

Për ‘Good Morning Britain’, Fenomeni kujton duke qeshur: “Nëna ime dhe miliona nëna në gjithë botën më urrejnë për atë prerje flokësh. Edhe sot takoj persona, të cilët kanë pasur një fëmijë që donte atë model flokësh. Më vjen keq! Ju kërkoj ndjesë të gjitha nënave!”

Fenomeni ka zbuluar gjithashtu arsyen e atij modeli flokësh, që e mbajti gjatë gjithë Botërorit. Sipas shokëve të tij te Seleçao, sillte fat. Ronaldo shënonte dhe Brazili fitonte, kështu që ata donin që sulmuesi të mos ndryshonte asgjë nga ai ‘look’ ‘i tmerrshëm’.

Dhe në fund Brazili fitoi Kupën e Botës me një dopietë të Ronaldos në finalen ndaj Gjermanisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë