Shkrimtari Howard Jacobson ankohet për vëmendjen e paktë dhe rënien e kritikës së larmishme në epokën e medias sociale
Përballë shitjeve në rënie të letërsisë artistike, shkrimtari Howard Jacobson ka deklaruar se romani nuk ka vdekur: problem është lexuesi modern, të cilit i mungon dukshëm vëmendja për të shijuar sfidën intelektuale të leximit.
Në një fjalim, të transmetuar në BBC Radio 3, në programin “Free Thinking , Jacobson është ankuar për shpërqendrimin, me të cilin haste lexuesi i sotëm dhe rënien e kritikës së larmishme, që ka ardhur me median sociale.
Ai ka thënë: “Shpërqendrimet e pafundme të ekranit prej lajmeve të shpejta, aq mashtrushëm joshëse krahasuar me ngulmimin prej murgeshe të fletës, njollave të zeza të së cilës as mund t’u kalosh me gisht përmes as t’i fshish. Brutaliteti i atyre mjeteve shprehëse, që interneti ka vendosur në dispozicionin tonë: kultura e gishtave lart apo poshtë në të cilën gjithçka harrohet, diskursi është i mpakur te deklarata, fjalimi dramatik është i papërfytyrueshëm, fjalët nuk paraqesin asgjë veç asaj që është në mendjet tona, shkrimtarët janë thjesht aq të mirë sa ana në të cilën janë rreshtuar dhe kuptimi është ajo çka kemi për qëllim të kuptojmë. Të thuash se të lexosh më nga afër i ngjan studimit , nuk do të tjotë të vrasësh entuziazmin: përqendrimi dhe kënaqësia nuk janë në anë të kundërta.
Pasi e mbajti fjalimin në festivalin “Man Booker” në Southbank Centre, në Londër, Jacobson iu drejtua audiencës: “Mendoj se romani gëzon shëndet të mirë. Mendoj se po shkruhen romane të hatashëm. Është enigmë për mua që romanet shesin gjithnjë e më pak kopje sesa shisnin dikur, përveç rasteve kur shkruan tregime për fëmijë apo tregime misteri…romani është në shëndet të mirë. Problemi është lexuesi.”
Ndërsa pranoi se nuk kishte zgjidhje për rënien e shitjeve të letërsisë artistike, që kanë qenë në rënie të vazhdueshme në Britani prej vitit 2011, Jacobson ka thënë se marrëdhënia mes lexuesve dhe librave është ajo ç’ka duhet të ndryshojë dhe jo lloji i librave që po shkruhen. “ Shifrat e lexuesve të letërsisë serioze po tkurret”, ka thënë ai, “Çfarë do e ndryshojë këtë? A do u ikë dashuria për ekranin njerëzve? Kur do të na neveritet kjo? A do i rimëkëbëmbim fuqitë tona të përqendrimit? Derisa njerëzve t’u ikë dashuria për ekranin, nuk di si do i kthejmë sërish te letërsia.
Duke adresuar një pyetje nga një anëtar i audiencës, i cili raportoi se ndihej nën presion nga botuesit për të shkruar “një libër që të bën të kthesh fletët” , Jacoboson tha: “Thuaju të shkojnë në djall! Përshkrove gjendjen tragjike në të cilën jemi. Kur dikush më thotë se nuk mund ta botojnë romanin tim, ndjej se nuk e kanë lexuar atë që kam bërë. Nëse më lexon, do të më botosh… ajo që thatë tregon problemin e momentit. Është thellësisht fyese për lexuesit, se kjo është gjithçka që ata duan. Këtu qëndron sfida: si i edukojmë lexuesit, në mënyrë që ata nuk duan ta dëshirojnë?! Nuk kam kuptuar kurrë se pse dikush dëshiron t’i lexojë ata libra. “Kush e kreu vrasjen? E kujt dreqin i plasi?”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.