Muzike

‘Roma Romale 2025’, festivali i parë dedikuar kulturës rome

Nga Gazeta “Si”– Në kuadër të javës kombëtare të romëve,në qytetin e Roskovecit do të mbahet Festivali “Roma Romale 2025” i cili do të zhvillohet në dy netë . Dhjetë grupe nga Shqipëria së bashku me grupin  nga Maqedonia e Veriut do të jenë prezent në festival.

Artistë nga Tirana, Durrësi, Lezha, Mati, Roskoveci, Lushnja, Delvina, Ersekë, Fieri do të performojnë  në këtë festival të parin në llojin e tij në Shqipëri, i cili ka si qëllim ruajtjen e traditës, jo vetëm në kërcimet tradicionale, muzikë por edhe në veshje.

Prej më shumë se dy muajsh,  grupet janë duke u përgatitur për këtë festival i cili do të jetë një shkëmbim eksperiencash mes artistëve Rom të qyteteve pjesëmarrëse.

Axhenda e festivalit përfshin një tryezë diskutimi me tematikë: “Çështja rome, në prespektivën e pushtetit lokal” e cila do të mbahet në ditën e parë të festivalit.

Në këtë tryezë diskutimi  janë të ftuar përfaqësues nga Kosova si: Z. Habit Hajredini (drejtor i zyrës së qeverisjes së mirë, pranë Kryeministrit Albin Kurti) kryetari i komunës Prizren Z. Shaqir Totaj, Z. Bali Muharremaj kryetar i komunës Suharekë, Z. Adriatik Hasantari , drejtor ekzekutiv i organizatës “Roma Active Albania”

Dita e dytë vijon me ceremoninë e pritjes së grupeve në zyrën e Kryetares së Bashkisë, Majlinda Bufi  dhe në mbrëmje   do të finalizohet me një  koncert në sheshin “Bazar” ku qytetarët e Roskovecit do të shijojnë një spektakël me  artistët Rom nga Shqipëria.

Ky festival do të moderohet nga Sokol Guga e Silvana Braçe.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë