Tenistja amerikane mori revanshin e humbjes së vitit duke mundur Sabalenka-n pas 3 seteve për trofeun e dytë Grand Slam të karrierës. Coco Gauff përmbushi ëndërrën e saj në “Roland-Garros”, 3 vite pas Finales së parë kur mundi No.1 të Botës, Aryna Sabalenka, një ditë më parë. Ajo u bë tenistja e parë amerikane që fitoi në Paris, një dakë pas Serena Williams dhe amerikania më e vogël prej Williams në vitin 2002.

Fituesja e “US Open 2023” përmbysi disavantazhin e setit të parë duke fituar tërë ndeshjen në shifrat 6-7(5), 6-2, 6-4. Përsëritje e sfidës së dy viteve më parë në SHBA ku sërish Gauff fitoi ndaj rivales bjelloruse që shpërtheu në lot në ceremoninë e trofeut në fund duke pranuar gabimet e bëra në Finale. Vetëm Sabalenka që i mori titullin në Madrid ka bërë më mire se amerikania këto vite (pas US Open 2023) dhe nuk ishte rastësi që trofeun “Coupe Suzanne Lenglen” e diskutuan dy tenistet më të mira në klasifikimin botëror.

Libri i Artë në “Roland Garros” (femra)
7-Chris Evert (USA)
6-Suzanne Lenglen (FRA), Steffi Graf (GER)
5-Adine Masson (FRA), Margaret Court (AUS)
4-Kate Gillou (FRA), Jeanne Matthey (FRA), Helen Wills (USA), Justine Henin (BEL), Iga Świątek (POL)
3-Hilde Krahwinkel Sperling (GER), Arantxa Sánchez Vicario (ESP), Monica Seles (YUG) (SCG), Serena Williams (USA)
2-Marguerite Broquedis (FRA), Margaret Scriven Vivian (GBR), Simonne Mathieu (FRA), Margaret Osborne duPont (USA), Doris Hart (USA), Maureen Connolly (USA), Ann Haydon Jones (GBR), Lesley Turner Bowrey (AUS), Martina Navratilova (USA), Maria Sharapova (RUS)
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.