Art dhe Kulture

Roja i sigurisë i vizatoi sy/ Shkatërrohet piktura me vlerë 750 mijë Pound e artistes ruse

Një roje sigurie në ditën e tij të parë të punës në një galeri arti vandalizoi një pikturë prej 750,000 paund të një prej piktorëve më të mëdhenj të avantgardës ruse, duke i vizatuar sytë dhe një gojë.

Vizitorët vunë re shenja të vizatuara me stilolaps në subjektet pa fytyrë të Tri figurave të Anna Leporskaya (1932-34), ndërsa piktura ishte huazuar në Qendrën Yeltsin në qytetin e Yekaterinburg në Urale.

Burri i paidentifikuar thuhet se nuk u paraqit në punë për disa ditë pas incidentit dhe fiku telefonin.

I dyshuari përballet me një gjobë të rëndë ose tre muaj burg nëse shpallet fajtor.

Anna Leposkaya, e lindur në Kiev në vitin 1900, është një studente e njohur e Kazirmir Malevich, një nga baballarët e artit abstrakt.

Gazeta Ruse e Artit raportoi se dëmi nuk ishte i pakthyeshëm falë goditjes së butë edhe pse boja e stilolapsit depërtoi në shtresën e bojës.

Piktura e artistes ruse, Anna Leporskaya

Kompania e sigurimeve që vlerësoi pikturën në 750,000 £, ka rënë dakord të paguajë rreth 2,500 £ për punën e restaurimit në Moskë.

Është e paqartë se sa vlen piktura, por ajo ishte e siguruar në kompaninë e sigurimeve Alfa për 74.9 milion RUB (740,000 GBP).

Është raportuar se kompania po paguan për restaurimin.

Qendra Yeltsin tha në një deklaratë: Ju informojmë se gjatë hetimit, u identifikua personi që pikturoi sytë në figurat në pikturën e Anna Leporskaya – ky është një punonjës i një organizate private sigurie që kryen aktivitetet e sigurisë së Qendrës Jelcin. Dëmi është bërë me një stilolaps”.

Qendra shtoi: “Vepra u inspektua nga restauratori i Galerisë Shtetërore Tretyakov të nesërmen dhe u dërgua në Moskë. Piktura është duke u restauruar, dëmtimi sipas ekspertit mund të eliminohet pa pasoja për veprën artistike.

Qendra Yeltsin u përmbajt nga komentimi i kësaj situate të nxehtë, pasi një hetim i brendshëm i incidentit dhe ndërveprimi me agjencitë e zbatimit të ligjit ishin duke u zhvilluar.

Artistja Leporskaya, e cila lindi në vitin 1900 dhe vdiq në moshën 82-vjeçare në vitin 1982, ishte student i artistit të njohur rus, avangardist Kazimir Malevich. Ajo gjithashtu punoi me artistë të tjerë avangardë, duke përfshirë Nikolai Suetin dhe Lev Yudin.

Ajo njihet kryesisht si mjeshtre e porcelanit artistik. Përveç Galerisë Tretyakov, veprat e saj përfaqësohen gjerësisht në koleksionin e Muzeut Rus.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë