Kompania Tesla, në pronësi të Elon Musk, po zhvillon një robot humanoid të quajtur Optimus. Musk ka publikuar një video, e cila tregon se si roboti palos rrobat.
Musk shpjegon se Optimus ende nuk mund ta palos një këmishë plotësisht i pavarur, por ai patjetër do të jetë në gjendje ta bëjë këtë në të ardhmen.
Kur roboti Optimus, u shfaq për herë të parë, ai nuk ishte në gjendje të bënte shumë.
Që atëherë, ai është përmirësuar shumë, kështu që tani ai ecën 30% më shpejt në krahasim me gjeneratën e mëparshme, pesha është zvogëluar me 10 kg, ka rregulluar ndjeshëm ekuilibrin dhe kontrollin e trupit dhe mund të përdorë objektet më delikate dhe ka ndjeshmëri prekëse për gishtat.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.