Media Galeri

Roboti humb kontrollin në restorant, përmbys tavolinën mes klientëve

Klientët në një restorant në Kaliforni po shijonin drekën e tyre kur një robot filloi të shqetësonte të gjithë restorantin.

Ndërsa kryente një vallëzim, që përfshinte lëvizjen e krahëve dhe vitheve, roboti papritmas përplas duart mbi një tavolinë.

Kjo bën që çfarë ndodhej në tavolinë të fluturojë në ajër, ndërsa stafi vrapon drejt robotit për ta fikur.

Por humanoidi vazhdon të kërcejë gjatë gjithë kohës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë