Gazeta Si – Robin Krasniqi ka fituar ndeshjen ndaj rusit me pasaportë belge, Timur Nikarghoev. Boksieri kosovar dominoi ndeshjen dhe pas raundit të pestë kundërshtari i tij u dorëzua.
Ishte një fitore e rëndësishme për Krasniqin, edhe pse nuk bëhet fjalë për ndonjë titutll. Boksieri kosovar mungonte në ring prej shumë kohësh dhe rikthimi me fitore e motivon më shumë për të ardhmen.
Haxhi Krasniqi🐐🇦🇱 pic.twitter.com/XPsCRssCur
— Diart Miftaraj (@Miftaraj2Diart) February 25, 2023
Ndeshja u zhvillua në Gjermani, në palestrën “Audi Dome”, ku fansat e boksierit kosovar kanë festuar fitoren e tij. Pas suskesit të mbrëmshëm, Robin Krasniqi shkon në kuotën e 52 fitoreve, ndërsa numri i humbjeve është 7.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



