Gazeta Si – Robert Levandovski ka uri akoma. Një nga sulmuesit më profilikë të viteve të fundit, aktualisht te Barcelona, nuk ka në plan të dalë në ‘pension’.
“Nuk mendoj për atë që kam fituar, apo atë që kam bërë deri tani. Kam ende shumë pasion brenda meje dhe mendoj se do të luaj edhe 3-4 vite të tjera, sepse fizikisht ndihem shumë mirë”, – ka thënë sulmuesi polak.

Lojtari i Barcelonës më pas, në lidhje me të ardhmen ka shtuar: “A do të bëhem trajner? Kur mendoj për karrierën time profesionale dhe trajnerët që kam pasur, mendoj se është e pabesueshme. Nuk e disa sa lojtarë mund të thonë se kanë pasur emra kaq të mëdhenj.
Ndihem me fat, sepse kam mësuar shumë dhe natyrisht, kur shikoj futboll, e bëj në mënyra të ndryshme. Do të jetë e vështirë të jetuarit pa qenë një futbollist, por një trajner… E di që është një punë shumë e vështirë”.
Gjatë karrierës së tij Robert Levandovski ka pasur sukses me fanellat e dy klubeve të mëdha gjermane, Borusia Dortmund dhe Bajern Mynih. Tani ai luan në La Liga me Barcelonën
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




