Kinema

Robert De Niro do të nderohet me ‘Palmën e artë’ në festivalin e Kanës

Nga Gazeta “SI” – Robert De Niro do të marrë “Palme d’Or” nderi në edicionin e 78-të të Festivalit të Filmit në Cannes. Ky homazh do të zhvillohet gjatë ceremonisë së hapjes më 13 maj.

Ditën pasuese, De Niro do të marrë pjesë në një masterclass në skenën e Teatrit “Debussy”.

“Kam ndjenja shumë të forta për Festivalin e Cannes…,” tha De Niro për këtë homazh që i bëhet për arritjet e tij të jetës në festival.

“Sidomos tani, kur ka kaq shumë gjëra në botë që na ndajnë, Cannes na bashkon , tregimtarët, krijuesit e filmave, fansat dhe miqtë. Është si të kthehesh në shtëpi.” deklaroi ai.

Aktori ikonë ka pasur një marrëdhënie të gjatë me Festivalin e Filmit në Cannes. Ai ka ecur për herë të fundit mbi tapetin e kuq për filmin “Killers of the Floëer Moon” të Martin Scorsese. Ai gjithashtu ka kryesuar jurinë 14 vjet më parë.

Siç ishte njoftuar më parë, aktorja franceze Juliette Binoche do të pasojë Greta Gerëig si presidente e jurisë për këtë edicion të festivalit. Kjo do të shënojë herën e dytë në historinë e Cannes që juria do të drejtohet nga një grua për dy vjet radhazi.

Në një intervistë ekskluzive për “Variety” të premten, kreu i Cannes, Thierry Fremaux, tha se ai dhe komiteti i tij ende kishin 50 filma për të parë për të përfunduar seleksionimin zyrtar, i cili do të zbulohet të enjten 10 prill në Paris.

Pritet që lista të ketë një numër të madh regjisorësh amerikanë, përfshirë Jim Jarmusch, Spike Lee, Richard Linklater, Kelly Reichardt, Ari Aster, Kristen Steëart dhe Wes Anderson.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë