Taksa

‘Rivlerësim i banesave 5% do të jetë i fundit’. Rama: Gati dhe çmimet referencë për bregdetin

Nga Gazeta 'SI' - Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se fushata e rivlerësimit të banesave, propozuar nga vetë qeveria, do të jetë e fundit dhe norma e tatimit do të jetë 5%.

Kreu i qeverisë shtoi se për më shumë se 1 muaj do të jenë gati edhe çmimet e referencës për qytetet e tjera dhe vijën bregdetare.

“Ne e kemi bërë dy herë këtë proces. Në thelb është një amnisti. Ka kosto të rëndësishme për buxhetin e shtetit. Kur bëhet rivlerësimi atëherë shmanget tatimi 15% për shitjet në vijim. Duke qenë se e para u bë se nuk ishin referencat e reja, sot me referenca të reja, mund t’ju japim të drejtë qytetarëve të kenë një shans të fundit. E rëndësishme është të konkludojë referencat edhe për qytetet e tjera dhe bregdetin. Brenda 45 ditëve e konkludojmë.

Rivlerësimi do të jetë 1 vit, fund shtatori me fund shtatori. Hera e parë ishte 1%, e dyta 3%, i treti dhe i fundit me 5%”, tha Rama.

Ai i bëri thirrje bashkive që të komunikojnë me qytetarët që të mos e humbasin këtë shans për të rivlerësuar dhe formalizuar pasuritë e tyre, pasi nuk do të ndodhë më.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë