Ka ndodhur

Rivarrosen eshtrat e ushtarëve grekë në Grykën e Këlcyrës

Një ditë pas kremtimit të ditës së “Jo”-së (Festa Kombëtare e Greqisë) në Bularat e Këlcyrë, ka vijuar mëngjesin e të premtes rituali i rivarrosjes së eshtrave në varrezat e ushtarëve grekë në Manastirin e Grykës së Këlcyrës.

Kanë qenë eshtrat e 37 ushtarëve grekë të rënë në luftën italo-greke në periudhën 1940-194,1 të cilat janë rivarrosur në këtë varrezë, ku prehen eshtrat e mbi 700 ushtarëve helenë.

Rivarrimi i eshtrave të 37 ushtarëve grekë do të pasohet nga rivarrime të eshtrave të tjera kur të ndërmerret zgjerimi i parcelës së varrezave aktuale në krahun lindor të saj, pasi nuk ka mundësi për rivarrime të tjera qofshin këto dhe murale.

Ceremonia është mbajtur larg syrit të medias. Ndërsa ka rënë në sy pjesëmarrja e konsullit grek të Gjirokastrës, Dimitris Saharidis, sekretari i çështjeve politike në Ambasadën Greke në Tiranë, Valis Pendervanis, Prefekti i Maqedonisë Perëndimore, Jorgos Kasapidis, admirali Dhimitrios Milas, përfaqësues nga komiteti i ekspertëve shqiptaro-grek për zhvarrimin e eshtrave të ushtarëve grekë, si dhe oficerë të Ushtrisë Greke.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë