Tani që 2025 është këtu dhe rivalët kanë rifilluar përgatitjet, do të hedhim një vështrim tek ata që mund të rrezikojnë Bayern drejt lavdisë së “Meisterschale”.
Bayern Mynih
Pozicioni në klasifikim: 1
Pikë: 36 (15 ndeshje)
Golevarazhi: 47-13 (+34)
Kryesimi për të 27 herë i Bayern në prag të Krishtlindjes, na kujton se bavarezët janë shpallur kampionë në 23 nga 26 rastet e kaluara. Nën drejtimin e Vincent Kompany, Bayern po vrapon më shumë, pëson më pak sulme nga kundërshtarët dhe është shkëputur me diferencë prej tyre në Bundesliga.
Bayer Leverkusen
Pozicioni në klasifikim: 2
Pikë: 32 (15 ndeshje)
Golevarazhi: 37-21 (+16)
Kthimi i kampionëve në fuqi në luftën për titull është dëshmia e një skuadre të përqëndruar nën drejtimin e Xabi Alonso, sidomos nëse do të kujtojmë startin e dobët të sezonit. 8 fitore rradhazi në të gjitha kompeticionet – 5 prej tyre në Bundesliga – do të thotë se Leverkusen hyn me besim në 2025.
Eintracht Frankfurt
Pozicioni në klasifikim: 3
Pikë: 27 (15 ndeshje)
Golevarazhi: 35-23 (+12)
Nëse dikush do ti ofronte mundësinë Eintracht që në ndërprerjen dimërore do të ishte në vendin e 3-të, ai do të pranonte menjëherë. I vetmi aspekt në rënie për “Shqiponjat” ishte forma e dobët e skuadrës së Dino Töppmöller përpara Krishtlindjes.
RB Leipzig
Pozicioni: 4
Pikë: 27 (15 ndeshje)
Golevarazhi: 24-20 (+4)
Ashtu si Eintracht, Leipzig vuajti të gjente vazhdimësinë drejt fundit të vitit kalendarik por forma e mirë nuk mungoi në startin e sezonit. Gjë që sugjeron se “banda” e Marco Rose-s mund të kthehet në rezultatet e duhura gjatë 2025.
Mainz
Pozicioni në klasifikim: 5
Pikë: 25 (15 ndeshje)
Golevarazhi: 28-20 (+8)
Ndoshta as traineri më i lirë në histori, Bo Henriksen nuk mund ta kishte parashikuar dicka të tillë? Ose ndoshta ai do ta kishte bërë. Danezi nuk e ka fshehur asnjëherë besimin te skuadra e tij që kur e udhëhoqi të siguronte mbijetesën, një sezon më parë.
Borussia Dortmund
Pozicioni në klasifikim: 6
Pikë: 25 (15 ndeshje)
Golevarazhi: 28-22 (+6)
Në edicionin e parë të Nuri Şahin në Dortmund, “Die Schwarzgelben” janë të paprekshëm… në shtëpi. Në prag të ndërprerjes dimërore BVB kryeson klasifikimin e ndeshjeve në shtëpi si një prej dy skuadrave – tjetra është Bayern – që nuk janë thyer asnjëherë në sezonin 2024/25. Binomi i sulmit Serhou Guirassy dhe Jamie Gittens janë shpresa e tifozëve të BVB që skuadra e Şahin të jetë protagoniste në vitin 2025.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.