Marina Abramovic është një artiste, e lindur në Beograd, Serbi, në vitin 1946. Në vitin 1979, Marina realizoi në Napoli një nga shfaqjet më tronditëse, të paharrueshme dhe më të përfolur në historinë e artit. Performanca u titullua ‘Ritmi 0’.
Publiku u ftua në dhomë me Marinën, e cila qëndronte aty në heshtje ndërkohë që aty ishte edhe një copë letër me disa udhëzime.
Udhëzimet:
Në tavolinë janë 72 objekte që mund t’i përdorësh tek unë sipas dëshirës.
Unë jam objekti. Gjatë kësaj periudhe, unë marr përgjegjësinë e plotë.
Kohëzgjatja: 6 orë (20:00 – 02:00)
Gjithçka ishte shumë e thjeshtë në dukje: Marina do qëndronte në këmbë për gjashtë orë, ndërsa publiku mund t’i bënte asaj çfarë të donte.
Publiku mund të përdorte cilindo nga shtatëdhjetë e dy objektet që Marina vendosi në tavolinë.
Këto objekte përfshinin sende që mund të përdoreshin për kënaqësi dhe ato që mund të përdoreshin për të shkaktuar dhimbje.





Midis tyre ishin një trëndafil, një pendë, një bisturi, parfum, sheqer, tortë me çokollatë, zinxhir, mjaltë, bukë, rrush, verë, një kamxhik, vaj ulliri, gërshërë, madje edhe një armë të mbushur (me një plumb).
Marina i garantoi audiencës së saj se nuk do të kishte pasoja për ta, pavarësisht se çfarë do t’i bënin asaj. Ajo mori përgjegjësinë e plotë për atë që do t’i bënin.
Marina ishte e bindur se edhe nëse dikush do të vendoste ta përdhunonte ose ta vriste, ajo do ta lejonte të ndodhte.
Publiku filloi me qetësi. Dikush vetëm e preku. Një person tjetër lëvizi duart e saj.
Megjithatë, pas tre orësh, publiku u bë më i dhunshëm, më agresiv.
Dikush i preu rrobat dhe e zhveshi lakuriq. Ata e prekën atë në mënyrë të papërshtatshme.
Pas katër orësh, ata filluan të prisnin lëkurën e saj. Dikush i vuri gjemba trëndafili.
Një pjesëtar i publikut bëri një prerje të vogël në fytin e Marinës për të thithur gjakun e saj.
Në fund, dikush i vendosi një armë në kokë dhe i vuri gishtin në këmbëz.
Marina e kuptoi se publiku mund ta vriste edhe për kënaqësinë e tyre.
Çfarë na tregon eksperimenti për veten tonë?
Pas gjashtë orësh, Marina filloi të lëvizte në heshtje nëpër dhomë dhe të shikonte audiencën e saj në sy.
Askush nuk mund të përballej me Marinën dhe ata u larguan me shpejtësi nga dhoma.
Të gjithë i shpëtuan përballjes reale me Marinën.
Eksperimenti vërtetoi se ana e keqe e njerëzimit është e përmbajtur disi sepse secili prej nesh duhet të përballet me pasojat sociale të sjelljes sonë (të keqe).
Në fillim të eksperimentit, publiku bëri pak shaka me Marinën.
Megjithatë, me kalimin e kohës, kur publiku kuptoi se Marina mbeti pasive (ajo nuk u mbrojt), ata u bënë më agresivë.
Publiku filloi të shfrytëzonte dhe torturonte Marinën pa asnjë arsye të dukshme, vetëm sepse mundën.
Nëse nuk do të kishte limite ore dhe objektesh, njerëzit do të bënin shumë më tepër të këqija.
Nga ana tjetër, gjatë eksperimentit u krijua një grup njerëzish, të cilët u përpoqën të mbronin Marinën.
Edhe pse këtyre njerëzve nuk iu kërkua të mbronin Marinën, gjithsesi e bënë.
Këta individë e bënë këtë sepse mendonin se ishte gjëja e duhur për të bërë, jo sepse detyroheshin ta bënin atë.
Ka mirësi të lindur në secilin prej nesh, gjithashtu.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



