Rithemelimi po mban këtë të shtunë zgjedhjet për kryetarët e Partisë Demokratike në 8 degë, përfshirë këtu degë të mëdha, si Elbasani, apo njësive administrative të Tiranës.
Prej orës 8, anëtarësia është ftuar për të votuar kandidatët në Elbasan, në njësitë 6, 10, 11 dhe 16 në Tiranë, në Kuçovë, Tropojë dhe Skrapar.
Procesi kundërshtohet nga Enkelejd Alibeaj dhe mbështetësit e Lulzim Bashës në Partinë Demokratike. Alibeaj deklaroi këtë të shtunë se i qëndron propozimit të bërë për bashkimin e demokratëve, ku kush është largimi si i Berishës, ashtu edhe i Bashës nga ambicia për të kandiduar për kryetar partie.
Alibeaj deklaroi se zgjedhjet për kryetarët e degëve që ka nisur Rithemelimi janë të njëanshme dhe nuk i shërbejnë qëllimit të përbashkimit të demokratëve. Ndërkohë, mbledhja e fundit e grupit parlamentar pati debate të forta mes palëve dhe në fund të tij, Berisha dhe anëtarë të tjerë të Rithemelimit thanë se Alibeaj duhej shkarkuar edhe nga kreu i grupit parlamentar, i vetmi post që i njohin brenda radhëve të partisë.
Kandidatët e për Kryetar dege dhe Qendrat e votimit janë si më poshtë vijon:
PD dega Kuçovë
- Nerjan Dine Pasho
- Myslim Isuf Haxhi
PD dega Skrapar
- Besnik Ali Osmani
- Hajredin Lahe Bakiasi
PD Dega Elbasan
- Blendi Ferdinand Himci
- Eliona Hetem Gremi
- Elior Flamur Vila
- Klodiana Ilir Capja
- Sonila Maksim Daiu
PD Dega Tropojë
- Besnik Xhafer Dushaj
- Feride Rexhep Rrahmanaj
- Ram Bajram Oruci
PD Dega 6 Tiranë
- Alban Feko Hoxhaj
- Onelda Gjin Zefi
PD Dega 10
- Andi Gani Beliu
- Ilir Halit Stojku
- Shkëlqim Muharrem Spaho
- Xhulia Aranit Xhekaj
PD Dega 11 Tiranë
- Arbër Ded Qehaja
- Shkëlzen Mark Mustafaj
- Ahmet Ali Meshi
- Mërgim Nazmi Hoxha
PD Dega 16 Tiranë
- Eduard Gani Rexha
- Ilir Lush Zmalaj
- Kujtim Veli Kola
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.