Ne rrjet

Rishfaqet ‘statuti’ i Cosa Nostra-s. Përgjimi i një bosi mafioz: Respektoni kodin e shkruar!

Operacion anti-mafie në Palermo nga karabinierët, 7 arrestime në familjen Rocca-Mezzomorreale, e cila kujdesej për mbrojtjen e Provenzanos dhe Messina Denaros, të arrestuar së fundmi. Për hetuesit, ky është një zbulim i jashtëzakonshëm "i një ekstremi të rrallë" dhe “Kushtetutës” së tyre. Parandalimi i vrasjes së një arkitekti dhe kritika për bosët e masakrave ndër vite

Gazeta Si – Ata flasin për rregullat e vjetra, të kodifikuara në një statut të shkruar, një lloj Kushtetute të “Cosa Nostras” të kërkuar prej kohësh nga hetuesit, por që nuk po gjendet.

Ata kritikojnë strategjinë e masakrave të shefit Toto Riina, kryejnë zhvatje, imponojnë bizneset e tyre, planifikojnë vrasje.

Një javë pas arrestimit të bosit Matteo Messina Denaro, i cili përfundoi në pranga pas 30 vitesh në arrati, hetimi i fundit i karabinierëve në Palermo, tregon

një mafie të fortë, me rrënjë në territor dhe në duar, si gjithmonë, të kumbarit të vjetër, si Pietro Badagliacca, i dënuar me 14 vjet dhe i liruar nga burgu pas vuajtjes së dënimit.

Bosi dhe gjashtë bashkëpunëtorë të tij, u arrestuan mëngjesin e kësaj të marte: një operacion që i “preu duart” familjes mafioze të Rocca Mezzomonreales, në zonën jugore të qytetit.

Emra të njohur për hetuesit që zbuluan rolin e tyre vite më parë në organizimin e udhëtimit në Marsejë të bosit Bernardo Provenzano, i detyruar për t’iu nënshtruar operacionit të prostatës në Francë dhe kontaktet e klanit me ish të arratisurin nga Trapani, Matteo Messina Denaro.

Njerëz të padyshimtë u përfshinë gjithashtu në hetim, individë të pacensuruar të konsideruar si organikë për familjen, të cilët do të viheshin në dyshim vetëm në momentet e kritikave për organizatën: njerëz “të nderuar”, si Andrea Bonafede, që i dha hua identitetin e tij Messina Denaros dhe i bleu atij apartamentin, ku ka kaluar periudhën e fundit të arratisë.

“Ekziston statuti i shkruar … që etërit themelues e kanë shkruar”, – thotë Badagliacca, duke evokuar rregullat e vjetra të kodifikuara të mafies, gjatë një samiti në një shtëpi-fermë në fshatin Caltanissetta.

Ai nuk e di që po e përgjojnë karabinierët. Nga ana tjetër, nipi i bosit të vjetër mafioz, Gioacchino Badagliacca, u tregon besnikëve të tij mospajtimin e tij të vendosur ndaj strategjisë së masakrave të kryera nga Riina.

“Boll më gjëra të këqija, pse gjithë këto bomba, gjithë këta gjyqtarë, të gjithë këta… por çfarë janë?”, – thotë ai, pasi kishte stigmatizuar edhe vendimin për të vrarë anëtarët e familjes së të penduarit Tommaso Buscetta, edhe para se ai të fillonte të bashkëpunonte me drejtësinë.

Fjalë të ashpra janë rezervuar edhe për ish-bosin Giovanni Brusca. Një “goditje (një e shtënë arme) në brinjë duhet t’i jap!”.

Prandaj klanit nuk i pëlqen terrori i lëshuar nga korleonezët dhe mbi të gjitha zgjedhja për të sulmuar shtetin.

Sipas Kumbarit të përgjuar, Riina dhe njerëzit e tij “menduan vetëm të mbushnin kuletat”.

“Po, dhe ai nuk ishte i interesuar për asgjë. Nuk është se ata e donin atë gjë (ku me ‘atë’ ndoshta nënkuptojmë organizatën mafioze). Sepse dikush që e do, bën gjëra që të mos e shkatërrojë, ta mbajë”, thotë shefi.

“Gjithçka ka mbaruar… – përfundon ai, duke kujtuar se në të kaluarën, – ka pasur marrëdhënie të mira me organet e shtetit. Nuk preken, nuk preken”.

“Madje i kanë favorizuar”, pohon bashkëbiseduesi i tij.

Falë përgjimeve, karabinierët arritën të parandalonin edhe vrasjen e një arkitekti: fajtor se kishte bërë gabime në një praktikë ndërtimi që ishte me interes për “familjen”.

“Por unë duhet të bëj një gjë, – thotë Gioacchino Badagliacca, – duhet të heq disa luspa (gjemba), por është një gjë personale … sepse nëse … nëse unë jetoj atje dhe këta njerëz jetojnë, duhet t’u këpus kokën, do të jetë gjëja e fundit që bëj”. Por të parët mbërritën karabinierët, duke parandaluar vrasjen.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë