Kostoja e rindërtimit për mjediset e përbashkëta, ose në bashkëpronësi në pallatet që janë dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019-ës do të mbulohet 100 për qind nga shteti.
Qeveria ka ndryshuar vendimin e marrë në janar të 2020, ku përcaktohet rregullat dhe procedurat për përfitimet nga programi i granteve të rindërtimit dhe projektet model.
Ndërhyrja është bërë në pikën 7 të kreut të katërt të kësaj VKM-je, ku deri para këtij ndryshimi përcaktohej se shteti do të mbulonte vetëm gjysmën e kostos së rindërtimit për mjediset e përbashkëta, ose në bashkëpronësi nëpër pallate.
Rregullat që përcaktojnë se si përfitohet nga kjo mbeten të pandryshuar. Granti kërkohet me aplikim nga ana e administratorit të pallatit, që duhet të jetë i pajisur me licencë dhe kostoja e riparimit të ambientit të përbashkët përllogaritet nga njësitë vendore.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.