Lajme

Riorganizohet Prokuroria e Përgjithshme, ndahet në 3 drejtori

Riorganizohet struktura e Prokurorisë së Përgjithshme, e cila është ndarë në 3 drejtori.

Konkretisht bëhet fjalë për Drejtorinë Gjyqësore, e cila drejtohet nga Adnan Xholi, Drejtoria e Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë, Olsi Dado si dhe Drejtoria e Koordinimit Institucional, e cila drejtohet nga Sokol Stojani.

Lala bën me dije se Drejtoria e Koordinimit Institucional është e ndarë në 3 sektorë;

Drejtoria e Koordinimit dhe Studimit, e cila drejtohet nga Kujtim Luli, Sektori i Dekriminalizimit që drejtohet nga Adnan Kosova, Sektori i Monitorimit, në krye të së cilit është Arens Çela.

Ndërkohë, Sektori i përgjimeve, drejtohet nga zëvendësprokurori i Përgjithshëm, Thoma Jano.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë