Ekspertët e Shëndetit publik në SHBA, kanë njoftuar se mund të nisin vaksinimet me Johnson & Johnson. Në të gjithë SHBA rinisën vaksinimet në fundjavë në të gjitha shtetet.
Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) dhe Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve(CDC) më herët rekomanduan se mund të fillonte vaksinimi, pasi vaksina u hetua për mpiksje të gjakut. Të Premten, zyrtarët e FDA dhe CDC thanë se dozat duhet të shpërndahen sepse përfitimet e tyre tejkalojnë rreziqet e tyre.
FDA lëshoi udhëzues informues të ndryshuar që informojnë ata që marrin dozat dhe mjekët për rrezikun e mpiksjes së gjakut që ka prekur kryesisht gratë nën 50 vjeç. Rreziku deri më tani është vlerësuar tek rreth 1.9 raste për milion njerëz, e u konstatua nga ekspertët se rreziku është rreth 3.5 herë më i lartë për gratë e moshave 18 deri në 49.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje