Qeveria nis dhënien e granteve të para për banesa individuale, pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit të kaluar.
Kryeminsitri Rama, në një mbledhje online me kreun e bashkisë së Shijakut, Elton Arbana, ku i pranishëm ishte dhe ministri Arben Ahmetaj, u shpreh se ky qytet po ecën në rrugën e duhur.
“Besoj se modeli i krijuar në Shijak, na vlen shumë për shtrirjen e mëtejshme në bashkitë e tjera sepse ashtu sikundër u lëvrua i gjithë fondi për të adresuar dëmet e riparueshme, është gati fondi edhe për të gjithë bashkitë e tjera. Modeli i krijuar në Shijak është shumë ndihmës sepse tani është si të thuash një rrugë e shtruar”, tha Rama.
Arbana nga ana e tij tha se janë 315 qytetarë që kanë përfituar nga granti për banesa individuale, duke shtuar se një pjesë e tyre kanë filluar me rikonstruksionet.
Arben Ahmetaj theksoi se procesi dhënies së granteve ka përfunduar në 7 bashki, ku kanë përfituar 5708 familje, ndërsa vijon puna në Tiranë dhe Durrës.
“Procesi ka përfunduar në 7 bashki, ku janë 5708 familje përfituese. Presim përfundimin në Bashkinë e Tiranës, Durrësit dhe Lezhës. Shuam që familjet përfitojnë në bashkitë me proces të përfunduar është 2 miliard lekë. Vetëm në bashkinë e Shijakut, përfitimi është 5 milion dollarë dhe Durrësi është 2.4 miliard, të cilat do të shpërndahen brenda muajit korrik. Të gjitha Bashkitë që do të bëjnë vlerësimin final, brenda korrikut, të gjitha familjet do të marrin paratë dhe shuma totale mendohet ët shkojë në 75 milion dollarë vetëm programi i granteve”, tha Ahmetaj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




