Mungesa e dhimbshme e Chadwick Boseman, që luajti mbretin T'Challa në filmin e parë të Panterës së Zezë, (Black Panther), i cili ndërroi jetë në vitin 2020, është e pazëvendësueshme në pjesët e tjera. Dhe me shumë zgjuarsi, regjizori Ryan Coogler nuk tenton ta bëjë këtë. Ndërkohë që filmat e tjerë Marvel mund t'i zëvendësonin dhe të vazhdonin përtej vdekjes, Coogler mbështetet në dhimbjen e largimit të Boseman dhe procesit të zisë nga kolegët e fansat e tij.
Dhe ndërsa jo gjithçka funksionon, kombi i Wakanda-s kërcënohet nga një racë luftëtarësh ujorë me nuanca ceruleane, të udhëhequr nga një zot mutant i quajtur Namor (Tenoch Huerta) i cili është mjaft frustrues dhe jokonsistent në motivet e tij për konflikt, ndjesia emocionale është e ashpër, e besueshme dhe ndikuese.
Kjo ndodh edhe për shkak të komandës së të mrekullueshmes Angela Basset, si mbretëresha që duhet të balancojë dëshpërimin e saj kundrejt detyrës për t'i shërbyer njerëzve të saj dhe Letitia Wright, si motra e T'Challa-s, Shuri. E vrarë nga ideja se fuqitë e saj në shkencë dhe teknologji nuk mundën të mbajnë gjallë vëllain e saj, Shuri zhvillohet si personazh nga një vajzë e re, e marrosur pas teknologjisë në një grua të formuar nga trishtimi dhe humbja.
Mbushja e vendit bosh për një vajzë adoleshente është Riri (Dominique Thorne, rol dytësor), një studente e MIT që ka shpikur një detektor vibranium dhe nënshkroi urdhrin e saj të vdekjes në duart e njerëzve blu.
Trailer i Black Panther: Wakanda Forever
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.