Lajme

Rikthehet tërmetet, në Korçë lëkundjet me magnitudë 3,1

Lëkundjet e tërmetit janë rikthyer sërish në Korçë, duke shkaktuar panik tek banorët. Sipas të dhënave epiqendra e tërmetit ka qenë në Greqi, 18 km larg nga Korça me një thellësi prej 2 km dhe me mangitudë 3,1 të shkallës Rihter. Tërmeri ka qenë 15 kilometër larg në juglindje të Korçës. Tërmeti mësohet se e ka pasur epiqendrën në Greqi.
Edhe më herët në zonën e Korccës u regjistruan lëkundjet sizmike. IGJEUM, instituti të Gjeoshkencës lëkundjet u regjistruan në ora 15:15 në zonën e Cepa dhe Bilishit, me magnitudë 3,3 të shkallës Rihter.

Lëvizje sizmilogjike e regjistruar në Korçë nga Qendra Europiane Sizmologjike


Qarku i Korçës u prek nga tërmetet pak kohë më parë, zona më e prekur ishte fshatit Floq ku dëmtuan disa shtëpi. Ende edhe sot e kësaj banorëve nuk iu janë rikonstruktuar shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti, edhe pse ministria e Mbrojtjes, nëpërmjet Emergjencave Civile ka marrë përsipër rindërtimin apo ndërtimin nga e para e shtëpive të dëmtuara. Më 21 shtator një tërmet i fuqishëm tronditi Tiranën dhe Durrësin. Fatmirësisht nuk pati viktima dhe dëme të mëdha materiale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë