Gazeta Si - Pas një ndërprerjeje 24-orëshe të lundrimit në dy brigjet e Adriatikut për shkak të motit të keq, natën e kaluar tragetet e linjës u nisën nga të dyja portet detare, ai i Durrësit dhe i Barit.
Pas rifillimit të lëvizjeve, transporti detar i udhëtarëve dhe mallrave me tragete mes këtyre dy porteve, iu rikthye normalitetit. Mëngjesin e kësaj të diele, dy tragetet nga Bari mbërritën në Durrës përkatësisht në orën 09:55 dhe 10:25.
Vonesa 2-orëshe në mbërritje është rrjedhojë e nisjes nga Bari më vonë se orari i parashikuar, pasi pritën që të ulej forca e erës dhe dallgëzimi.
Ndërsa për tragetet nga Bari drejtimi i erës ka qenë jo fort i favorshëm në lundrim, trageti i linjës së Ankonës ka mbërritur në Durrës para orarit të parashikuar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.