Moti

Rikthehet i nxehti, temperaturat maksimale deri në 35°C

Nga Gazeta ‘Si’- Deri në orët e mesditës pothuajse i gjithë territori shqiptar do të jetë nën dominimin e intervaleve të gjata me kthjellime të cilat më të dukshme pritet të jenë përgjatë vijës bregdetare.
Ndërsa në shtrirjen lindore do të ketë kalime të pakta të vranësirave, por në pjesën e dytë të ditës gradualisht vranësirat do të shfaqen në të gjithë vendin, ku më të fokusuara do të jenë në zona Lindore dhe Verilindore.

Gjatë orëve të pasdites rritet lagështira në ajër duke krijuar mundësi për shira afatshkurtër dhe të izoluara në Verilindje të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të rriten si në vlerat minimale por edhe ato maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 14°C vlera më e ulët deri në 35°C vlera më e lartë në territor.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë