Filma

Rikthehet ‘Djalli vishet me Prada’

Disney po punon për një pjesë të dytë të filmit hit të vitit 2006, “The Devil Wears Prada” ("Djalli vishet me Prada").

Të gjithë yjet kryesorë nga filmi i parë, duke përfshirë Anne Hathaway, Meryl Streep, Emily Blunt dhe Stanley Tucci, plus regjisori, producentja dhe skenaristja po punojnë gjithashtu për skenarin e vazhdimit dhe çdo detaj tjetër.

Historia thuhet se ndjek Miranda Priestly-n, redaktoren e modës të luajtur nga Meryl Streep, teksa përballet me rënien e interesit ndaj revistave të printuara për shkak të publikimeve në hapësira digjtale.

Kundërshtarja e saj e re është asistentja e dikurshme Emily Charlton (e luajtur nga Emily Blunt në filmin e parë), e cila tani ka fuqinë të vendosë kontrata reklamuese fitimprurëse.

Lauren Weisberger punoi si asistente e redaktores amerikane të Vogue, Anna Wintour, përpara se të merrej me letërsi; Personazhi i Miranda Priestly-t supozohet se është frymëzuar nga ish-shefja e saj, e cila është ende kryeredaktorja e Vogue.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë