Pas përmbytjeve që shkaktuan një tragjedi me qindra viktima në Valencia, stuhitë kanë shkaktuar përmbytje të reja në Spanjë ku i prekur rëndë është rajoni i Girona-s në veri-lindje të vendit.
Rrjedha e ujit e krijuar nga intensiteti i lartë i reshjeve ka marrë përpara duke i hedhur në lum 30 makina në qytetin e Cadaques, sipas raportimeve të mediave spanjolle.
Brutal!! ⚠️🌧
— Stormyalert (@Stormyalert) November 8, 2024
Localidad: Cadaqués, Girona pic.twitter.com/a4WINKL2Yc
Videot e postuara tregojnë një përrua uji që derdhet në rrugë dhe një grumbull makinash që përplasen në muret mbrojtëse të një ure.
🔴 Cadaqués Girona Spain 08.11.2024#rain #flood #breaking pic.twitter.com/viGoNOdZLF
— EUROPE.STORM (@worldstormm) November 8, 2024
Shërbimi zjarrfikës i Katalonjës njoftoi se nga përmbytjet në Cadaques në orët e hershme të mëngjesit të së premtes nuk pati njerëz të lënduar, ndërsa moti potencialisht i rrezikshëm pritet gjatë natës në rajon.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.