Media Galeri

Rikthehen flamingot në Kune të Shëngjinit

Nga Gazeta 'Si' - Flamingot janë rikthyer në habitatin e tyre të preferuar në lagunën e Kune-Vainit të Lezhës.

Laguna e Kune-Vainit në Tale të Lezhës është zona e parë e mbrojtur në vend, e shpallur si e tillë gati 8 dekada më parë. Laguna dallohet për larmi të madhe të botës së gjallë rreth 227 specie bimësh, 17 lloje molusqesh, 10 lloje amfibësh, 24 lloje zvarranikësh, disa lloje peshqish.

Veçanërisht e pasur është bota e shpendëve dhe 196 lloje migratore dhe të përhershëm, e cilësuar si “ornitologjia e Mesdheut”, dhe 23 specie gjitarësh.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë