Nga Gazeta ‘Si’- Më në fund turistët do të kenë mundësinë të vizitojnë shatërvanin e Trevit në Romë, pas restaurimit që zgjati 3 muaj dhe që mbylli një ndër pikat më të frekuentuara të kryeqytetit italian.
I ndërtuar në shekullin e 18-të nga arkitekti italian Nicola Salvi në fasadën e Pallatit Poli, shatërvani historik priste rreth 10.000 deri në 12.000 turistë çdo vit, por tashmë në rrugët hyrëse të tij është instaluar një sistemi i ri për të shmangur grumbullimet e mëdha.
Kryetari i bashkisë së Romës, Roberto Gualtieri tha se vendosja e rregullave do të lejojë të gjithë turistët të shijojnë më mirë shatërvanin, pa konfuzion.
Gualtieri tha gjithashtu se autoritetet po konsideronin të vendosnin një çmim modest për hyrjen për të financuar mirëmbajtjen e shatërvanit.
Projekti tre-mujor i restaurimit të shatërvanit përfshinte heqjen e mykut dhe kalciumit
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



