Ylli i skenave botërore Rihanna, është gruaja e parë me ngjyrë që do të shfaqet në kopertinën e revistës British Vogue, me rastin e 102 vjetorit të krijimit të kësaj reviste.
Numri i ri i revistës do të dal në shtator, ndërsa ylli i hip hop-it ka bërë historinë , duke qnë se Vogue British është hera e parë që nxjerr në kopertinë një grua me ngjyrë. Kjo është një tjetër suksese për këngëtaren 29 vjeçare, kjo pasi numri i ri i kësaj reviste konsiderohet si më i rëndësishmi i vitit.
Në intervistën e saj për këtë revistë Riri ka folur për qëllimin që i ka vënë vetës për të humbur peshë. Këngëtarja thotë se është një nga qëllimet e saj kryesore që të heq disa kilogram nga trupi i saj.
“Do të ushtroj palestër, dhe të ndryshoj regjimin ushqimor, duhet të humbas disa kilogram, por shpresoj të ruaj format ee mia në pjesën e kofshëve dhe të gjoksit.”
Në faqen zyrtare të revistës në Instagram , së bashku me disa imazhe të këngëtares, stilist britanik dhe kryeredaktor i revistës Vogue Edward Enninful, shkruan: “ Duhej të ishte Rihanna . Një ikonë e palodhur e industrisë muzikore dhe biznesmene e fuqishme, eksperimentuese e modës, dhe një grua me shumë humor. Nuk duhet t’i humbisni imazhet e saj”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.