Nga Gazeta ‘Si’- Pas rifillimit të bastisjeve izraelite ka reaguar zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Brian Hughes.
Sipas tij Hamasi mund të kishte liruar pengjet për të zgjatur armëpushimin, por në vend të kësaj zgjodhi refuzimin dhe luftën. Deri tani raportohen 330 viktima në Gaza pas bombardimeve të Izraelit.
Ministri i Brendshëm i Hamasit u vrarë në sulmet izraelite në Gaza gjatë orëve të mbrëmjes. Lajmi i vdekjes së gjeneralit Mahmud Abu Watfa, i cili drejtonte policinë dhe shërbimet e sigurisë së brendshme në Gaza u konfirmua nga dy burime islamike, shkruan Corriere.
Sipas raporteve të mediave në Gaza, viktima të tjera të sulmeve përfshijnë Issam Da’alis, një anëtar i byrosë politike të Hamasit në Gaza dhe kreu i komitetit të monitorimit të qeverisë, një pozicion afërsisht i barabartë me atë të kryeministrit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.