Shqipëria ka riatdhesuar 70 qytetarë nga vende të Bashkimit Europian, të cilët kishin mbetur në shtetin tonë, pasi shpërtheu koronavirusi.
Për riatdhesimin e këtyre qytetarëve, ka reaguar edhe ambasadori i BE-së në vendin tonë, Luigi Soreca.
Nëpërmjet një postimi në “Twitter”, Soreca falënderon qeverinë shqiptare për mbështetjen.
Po ashtu, Soreca thotë edhe se ky është një tjetër shembull i mirë solidariteti që vjen nga Shqipëria.
“Faleminderit qeverisë së Shqipërisë, për mbështetjen konkrete në riatdhesimin e 70 shtetasve të Bashkimit Europian, që ishin bllokuar në Shqipëri, për shkak të Covid-19.
Ky është tjetër shembull konkret i solidaritetit të qeverisë së Shqipërisë në këtë kohë të vështirë”, shkruan ambasadori i BE-së, Luigi Soreca.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




