Sport

Rezultoi pozitiv për kokainë, përjashtohet përgjithmonë peshëngritësi Arbër Çerçizi

Federata Shqiptare e Peshëngritjes gjatë zhvillimit të Kampionatit Kombëtar për të rritur, të zhvilluar në datë 20-21 shkurt 2021 në qytetin e Durrësit, i kërkoi OKAD në Shqipëri kontrollin antidoping për të gjithë sportistët pjesëmarrës në këtë kampionat. Mbas marrjes së mostrave me datë 22.03.2021 vjen përgjigja nga OKAD, sipas testit No LC 1001/21, ku ka rezultuar pozitiv me substancë kokainë, sportisti Arbër Çerçizi.

Të gjithë sportistët pjesëmarrës në Kampionatin Kombëtar dolën negativë, me përjashtim të sportistit të Klub Sport Apolonia, Arbër Çerçizi, i cili doli pozitiv me substancën kokainë. Në këtë situatë,  Federata mbasi është goditur nga ky fenomen në të kaluarën dhe ky sportist është përsëritës, mblodhi Komitetin Ekzekutiv në mënyrë urgjente me datën 25.03.2021 dhe vendosi masat ekstreme: Përjashtimin e sportistit Arbër Çerçizi përgjithmonë nga sporti i peshëngritjes, si dhe trajnerit të klubit sportiv Apolonia për një periudhë 5-vjeçare të mos ushtrojë profesionin e trajnerit.

Federata thekson se për çdo sportist qoftë ai dhe medalist që do dali pozitiv nga kontrolli i kërkuar nga federata do të ketë të njëjtën mase (përjashtim nga sporti).


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë