Arsim

Rezultatet e provimit të lëndës me zgjedhje, nota mesatare 7.51! Veç 306 maturantë ekselentë, 630 ngelin

Ministria e Arsimit ka publikuar rezultatet e provimit të fundit të Maturës Shtetërore 2024.

Provimin me zgjedhje e kanë kryer në total 26 537 maturantë. 630 maturantë kanë marrë notën 4.00, duke mbetur, ndërsa 306 maturantë kanë arritur të marrin notën maksimale 10.00, duke rezultuar ekselentë.

Kalueshmëria për këtë provim është 97.63% ndërsa nota mesatare është 7.51.

Kliko për Rezultatet

Lëndët me zgjedhje ishte provimi i fundit për 28 mijë maturantë që u zhvillua të hënën e 24 qershorit.

Për mbarëvajtjen e provimeve të maturës ishin rreth 144 qendra provimi, që u administruan nga 2700 punonjës arsimorë të të gjitha strukturave, të cilët u angazhuan për të administruar dhe monitoruar procesin e Maturës Shtetërore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë