Politike

Rezolutë për Iranin, Rama: Javën e ardhshme e shpallim sponsor të terrorizmit

Nga Gazeta ‘Si’- Kryeministri Edi Rama paralajmëroi shpalljen e Republikës Khomeiniste të Iranit, siç iu referua ai, si shtet sponsor të terrorizmit.

Në konferencën për gazetarët, kryeministri tha se javën që vjen do të paraqesin në parlament një rezolutë për të shpallur Gardën Revolucionare të Iranit, por edhe Hezbollahun fqinj në Liban, që mbështetet nga Teherani, si organizata terroriste, sikurse kanë vepruar edhe partnerët ndërkombëtarë.

Sipas Ramës, nuk mund ta quajë si Republika Islamike e Iranit pasi nuk ka asnjë lidhje me Islamin.

“Të gjithë ata që kanë menduar se do të nënshtrojnë republikën e Shqipërisë, qofshin forca të brendshme apo të jashtme, do të mbeten me gishtin që do të dëshirojnë ta zgjedhin vetë në gojë. Javën që vjen, parlamenti do të ftohet të votojë një rezolutë për ta shpallur republikën khomeiniste të Iranit, s’e them dot islamike sepse ajo republikë nuk ka lidhje me Islamin sipas asaj që unë di dhe sipas asaj që çmoj te Islami shtet sponsor të terrorizmit dhe bashkë me këtë si organizatë terroriste garda republikane dhe Hezbollahu.

Sepse kjo është e vërteta. Natyrisht në këtë hapa nuk jemi pionerët, sepse ka pasur më parë edhe partnerë, miq që i kanë hedhur por është koha ta bëjmë edhe ne këtë gjë.”, tha Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë