Nga Gazeta ‘Si’- Mes 10 veprave finaliste në konkurim, është vepra “Për lirinë, të vërtetën dhe të drejtën” e akademikut Rexhep Qosja që vlerësohet me çmimin ” Lumo Skendo”.
Kryetarja e jurisë, Belina Budini vlerësoi veprën e Qoses si një dokument i vetëdijes kombëtare.
Për arsye shëndetësore, Rexhep Qosja nuk ishte i pranishëm në ceremoni por nëpërmjet një videomesazhi ai falenderoi jurinë për vlerësimin dhe Qendrën Kombëtare të librit dhe leximit për organizimin.

Çmimi “Lumo Skendo” i cili këtë vit shënoi edicionin e tij të katërt, vlerëson veprat më të mira në eseistikë, monografi, publicistikë dhe studimore
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.