Pak ditë më parë, ish-Presidenti socialist Rexhep Meidani u shfaq kritik ndaj partisë në pushtet kur tha se ne kushtet e situatës bllokuese në Kuvend i forti duhej të tërhiqej për t’i dhënë zgjidhje situatës.
Meidani nënvizoi gjithashtu se socialistët nuk duhet të pengonin krijimin e komisioneve parlamentare, në këtë rast atyre hetimore.
Për deklaratat një prej të urtëve në PS siç po ndodh rëndom në partinë më të madhe në pushtet nuk pati asnjë reagim. E vetmja lëvizje konkrete ka ardhur nga vetë kryeministri Edi Rama duke i propozuar djalin si ambasador në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Me firmën e Ramës, Begaj dekretoi emërimin në detyrë si Ambasador të z.Denion Meidani dhe lirimin nga kjo detyre të z. Fatos Reka.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.