Mendim

Revoltimi i rinisë: Një formë e re e rebelimit adoleshent

Olena Levitina – Gjatë Konferencës TEDxVienna 2019, titulluar   “Rreth Kohës”,  dëgjuam Kacey Wong, një artist nga Hong Kongu. Biseda e tij e fuqishme ishte për protestat në Hong Kong dhe se si arti mund të jetë një formë proteste. Ai bashkon artin dhe aktivizmin shoqëror. Në fillim të fjalës së tij, Kejsi tha: “Qyteti im po vdes. Është në luftë me një forcë shumë më të fuqishme se e jona – është një luftë kundër kulturës”.

Ligjërimi i  tij pothuajse më përloti, sepse, si një ukrainase, mund ta kuptoja në shumë nivele. Unë jam një pjesë e brezit, viti i 2-të i të cilit në shkollë u shënua me Revolucionin Portokalli të 2004-2005 dhe viti i fundit i të cilit përkoi me një revolucion tjetër, më 2013-2014. Ky revolucion tani quhet ‘Revolucioni i Dinjitetit’ dhe 21 Nëntori shënoi 6 vjetorin e fillimit të tij. Kemi, kohë pas kohe,  dimra “të nxehtë” në Ukrainë.

Gjashtë vjet më vonë, protestuesit në Hong Kong gjenin paralele midis përvojave revolucionare të Hong Kongut dhe Ukrainës. Disa protestues madje kanë marrë frymëzim nga filmi “Dimri në zjarr: Lufta e Ukrainës për Liri”.

Këto parulla mund t’i gjeni në rrugët e Hong Kongut: shkrimi në përkrenare më poshtë thotë: “Lavdi Hong Kongut. Lavdi heronjve. Lavdi njerëzve ”, në gjuhën ukrainase.

“Të jesh adoleshent, kur ka revolucion në vendin tënd është e vështirë”

Çfarë ndodhi gjatë Maidan?

Për ne, gjithçka nisi gjatë vjeshtës së ngrohtë të vitit 2013. Unë isha 16 vjeç, në vitin e dytë  në shkollë, duke zgjedhur atë që doja të studioja në universitet. Njerëzit përreth meje ishin entuziastë, ndërsa prisnim që presidenti Janukoviç të nënshkruante Marrëveshjen e Asociimit Ukrainë – Bashkim Europian.

Gjithçka ndryshoi me refuzimin e tij për ta nënshkruar atë. Studentët u mblodhën në sheshin kryesor, Maidan në gjuhën ukrainase, në Kiev për të demonstruar. Fill më pas, njerëz të tjerë u bashkuan me ta për shkak të një postimi të një gazetari në Facebook, i cili u bëri thirrje njerëzve për të mbështetur studentët. Kjo tregon, se fuqia e mediave sociale është një fenomen shumë rinor, diçka që njerëzit që udhëheqin vendet përpiqen ta kuptojnë. Ajo që filloi si një tubim paqësor, përfundoi me një goditje të policisë, më 1 Dhjetor.

Protestat në Maidan, Ukrainë, 2014

Isha atje, në Maidan dhe i pashë të gjitha me sytë e mi. Unë pashë mijëra ukrainas që mblidheshin paqësisht për të ardhmen e tyre dhe jam krenare që kam qenë një prej tyre. Në të vërtetë, qëndrimi atje në sheshin kryesor, me plot njerëz me të njëjtin mendim, ishte një nga përvojat më të mira që kam pasur ndonjëherë. Që atëherë protestat në rrugë i lidh me erën e djegies së gomave, një erë që përshkonte tërë qytetin në atë kohë. Por ishte absolutisht e mrekullueshme të ishe në mesin e këtyre njerëzve të bashkuar, ne të gjithë ishim me humor të lartë dhe besonim se do të fitonim. Dhe ne e bëmë.

Kalendari i  revolucionit

21 Nëntor: Studentët e parë erdhën në sheshin kryesor në Kiev për të demonstruar paqësisht. Menjëherë pas kësaj, njerëzit filluan të mblidheshin në sheshet kryesore në qytete të tjera të mëdha. 1 Dhjetor: Një goditje policore, studentët u rrahën. Shumë njerëz u bashkuan me demonstratën, protestues nga i gjithë vendi u mblodhën në kryeqytet. 16 Janar: parlamenti ukrainas deklaroi miratimin e ligjeve diktatoriale anti-protestë, të cilat kufizonin lirinë e fjalës dhe mbledhjes. Këto çuan në trazirat në Rrugën Hrushevskoho. 19 Janar: Forca speciale e policisë, “Berkut” përdori avionë uji kundër protestuesve për herë të parë. Ata përdorën ujë të ftohtë me akull në një ditë kur të krishterët ortodoksë festojnë Pagëzimin e Jezuit. Në mënyra ironike,  në këtë ditë njerëzit tradicionalisht zhyten në gropa akulli të bëra posaçërisht në lumenj (për të përsëritur pagëzimin e Jezuit , në lumin Jordan). Si pasojë, trazirat u ashpërsuan. 22 Janar: Dita e Unitetit, dy personat e parë u qëlluan nga policia e trazirave. Ky ishte momenti, kur e kuptuam, se nuk do të ishte më paqësor.Ajo që nisi si një protestë me buzëqeshje dhe miqësi, një protestë ku mund të merrej një çaj dhe një batanije për t’u ngrohur, shpejt u shndërrua në një trazirë mbarëkombëtare. 19 Shkurt: Me protestat akoma në vazhdim, papritmas, nga asgjëja, snajperët filluan të qëllojnë njerëzit mu në qendër të qytetit. Në atë ditë fatale, 67 njerëz u vranë nga të shtënat me armë, 184 plagë të marra me armë dhe mbi 750 pësuan dëmtime të rënda trupore.

Unë pashë mijëra ukrainas që mblidheshin paqësisht për të ardhmen e tyre dhe jam krenare që kam qenë një prej tyre.

Ne i pamë të shtënat drejtpërdrejt në TV dhe askush nuk priste që diçka e tillë do të ndodhte. Gjatë kohëzgjatjes së revolucionit,  u raportua se 130 njerëz vdiqën, ata tani mbahen mend si “Njëqind Qiellorët”. I gjithë vendi ishte shkatërruar dhe nuk kishte asnjë mënyrë kthimi. 22 Shkurt: Parlamenti votoi për fajësimin e Yanukovych, i cili u largua  të nesërmen.

Ky ishte fundi i ‘Revolucionit të Dinjitetit’ dhe këtij dimri të ftohtë të ngrirë, sepse, çuditërisht, papritmas u bë shumë i ngrohtë dhe me diell. Nuk mendoj se do t’i harroj ndonjëherë ndjenjat e mia.Por ishte vetëm fillimi i një historie tjetër, ndërsa ne ende luftonim: Rusia aneksoi gadishullin e  dhe lufta vazhdoi në lindje të vendit tim.

Protesta kundër aneksimit të Krimesë, nga Rusia

Të jesh adoleshent, kur ka revolucion në vendin tënd është e vështirë.Ndërsa 16 -vjeçarë të tjerë po mendonin për provimet, për cilin universitet të aplikonin dhe çfarë të vishnin në mbrëmje, ne duhet të merreshim me pyetje shumë më komplekse prej të rriturish. Ndjenja midis shokëve të mi ishte pasiguria. Ne ishim (dhe jemi akoma), të pasigurt se çfarë do të ndodhë me vendin tonë. Kjo e bën disi të vështirë të mendosh për të ardhmen tënde.

“Vetëm ne, askush veç nesh”

Sidoqoftë, jeta vazhdoi. Edhe me djegien e qendrës së Kievit, restorantet në rrugët fqinje ishin të hapura, koncertet ende zhvilloheshin. Shkuam në shkollë, të rriturit shkuan në punë. Por ne të gjithë ishim ngjitur në telefonat tanë, duke kontrolluar lajmet çdo 2 minuta.

Së bashku me përgatitjen për provimet, ne, fëmijët e shkollës dhe prindërit ashtu, mblodhëm fonde dhe mblodhëm furnizime për ata që ishin vendosur në Maidan. Më kujtohet kur bija në gjumë nën tingujt e koktejeve Molotov që shpërthenin, gurëve  që hidheshin,  britmat e njerëzve nga rrugët, si dhe nga TV sepse lajmet ishin në 24/7. Që atëherë, i gjithë vendi u mësua të presë lajme të këqija.

Shkolla na e  ndaloi rreptë të shkonim në Maidan dhe kontrollonin  se ku ishim.Na ndaluan të flasim për revolucionin dhe pretenduan se asgjë nuk po ndodhte. Ndërkohë, vetëm 2 kilometra larg, gomat po digjeshin dhe ne mund të dëgjonim gjithçka. Ata ishin të frikësuar dhe të hutuar.

Goma të djegura, Ukrainë

Ne ishim vetëm një bandë protestuesish 16-vjeçarë, të cilëve nuk u interesonte rregulli. Ndërsa adoleshentët normalë rebeloheshin kundër prindërve ose mësuesve të tyre, ne e çuam më tej frymën tonë rebele. Pasi kemi gënjyer kolektivisht mësuesin tonë se një shok i klasës sonë ishte tek një mjek. Më vonë atë ditë gjetëm një foto të tij duke i hedhur gurë një polici,në lajme. Një ditë tjetër, na u desh të pastronim me dëshpërim një shok klase sepse ai ishte i mbuluar nga bloza e  djegies së gomave, pasi ndihmoi protestuesit para mësimit.

Protestat në Maidan, Kiev

Ndiheshim vërtet aventureskë

Një ditë,  transporti publik në Kiev, një qytet me 4 milion njerëz, ndaloi siç u urdhërua nga autoritetet e qytetit për të ndihmuar policinë të shpërndante  protestuesit. Shumë nga shokët e mi të klasës nuk mund të ktheheshin në shtëpi, kështu që bashkëpunuam dhe pritëm njëri-tjetrin. Në atë moment, ne ishim shumë të dobishëm dhe kujdeseshim për njëri-tjetrin. Sidoqoftë, nuk mundëm të gjenim një nga miqtë tanë. E vetmja gjë që dinim ishte se ai shkoi në Maidan. Më vonë ai na tha që tenda në të cilën ishte vendosur,  ishte djegur.

Kur revolucioni përfundoi në shkurt, nuk na u lejua të mbanim  një minutë heshtje për heronjtë tanë të rënë. Administrata e shkollës ende kishte frikë dhe e mohoi atë që po ndodhte. Sidoqoftë, diplomimi ynë në fund të majit, menjëherë pas zgjedhjeve presidenciale, filloi me këtë minutë heshtje. Nuk dija si të reagoja ndaj kësaj hipokrizie.

Deri më sot, pyes veten, çfarë mund të na mësojë kjo shkollë. Pasi pashë dhjetëra arkivole që silleshin në sheshin kryesor të qytetit tim dhe njerëzit që brohorisnin “Heronjtë nuk vdesin, heronjtë shkojnë në parajsë”, nuk munda ta kuptoj, se si administrata e shkollës nuk ndërmori më shumë veprime.

Protestat në Hong Kong

Shkolla, si produkt i një sistemi të thyer,  nuk na ofroi aftësi të mjaftueshme për të qenë qytetarë aktivë, reflektues.Unë dhe shokët e mi të klasës ishim fare  të rinj dhe naivë, por donim ta ndihmonim vendin tonë, kishim guximin dhe shpresën. Duke ndaluar gjithçka që lidhet me revolucionin, administrata e shkollës vetëm na inkurajoi të merrnim pjesë në gjithçka që ndodhte atje.

Por kjo nuk ishte taktika e duhur. Në këtë kohë dhe epokë, përpjekja për të mbrojtur rininë duke fshehur lajme prej tyre është jo vetëm e pamundur, por një ideal i vjetruar, pasi rinia është në pjesët më aktive të çdo shoqërie. Një shembull i shquar i kësaj është lëvizja “Të Premtet për të Ardhmen”. Një nga folësit në konferencën “Rreth Kohës” të TEDxVienna, një aktiviste 17-vjeçare Franziska Marhold, shpjegoi se pse nuk duhet të ketë ndonjë të Premte për demonstratat e së Ardhmes, por arsyeja që ato zhvillohen është e thjeshtë: politika nuk i jep brezit të ri çdo zgjedhje, përveç luftës për të ardhmen e tyre.

Ne ishim vetëm një bandë protestuesish 16-vjeçarë, të cilëve nuk u interesonte rregulli. Ndërsa adoleshentët normalë rebeloheshin kundër prindërve ose mësuesve të tyre, ne e çuam më tej frymën tonë rebele.

Kjo është arsyeja pse ne duhet të inkurajojmë interesin e fëmijëve dhe adoleshentëve për politikën, mjedisin dhe pjesët e tjera të jetës. Ata nuk janë shumë të vegjël ose budallenj për tema komplekse. Ata, siç bëmë ne, kuptojnë shumë dhe mund të ndryshojnë shumë, nëse u jepet mundësia.

Revolucioni ynë filloi kur një grup studentësh shkuan në sheshin kryesor për një demonstrim paqësor.

Gjithë çfarë bënë ishte të këndonin këngë, e megjithatë u rrahën nga policia. Kjo provoi të ishte pika pa kthim. John F. Kennedy njëherë tha: “Ata që e bëjnë të pamundur revolucionin paqësor,  do ta bëjnë revolucionin e dhunshëm të pashmangshëm”. Kjo është pikërisht ajo që ndodhi në Ukrainë.

Protesta në Hong Kong

Kjo është arsyeja pse ne duhet t’i mësojmë fëmijët se si të jenë qytetarë të vetëdijshëm, pse duhet të votojnë me zgjuarsi në zgjedhje, sesa  të qenit jopolitik mund të jetë i dëmshëm dhe se një demonstrim paqësor është e drejta jonë demokratike.

Gjashtë vjet më vonë, vendi im është ende në luftë. Ne ende luftojmë për të ardhmen dhe ashtu si Kacey Wong tha, “nëse e fitojmë këtë luftë, çmimi ynë do të jetë modest: ne duhet të mbajmë gjuhën dhe mënyrën tonë të jetës, por nëse humbasim, gjithçka do të ndryshojë”. / TEDxVienna/ Përktheu: Gazeta Si.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë