Lajme

Revista Time: Greta Thunberg personazhi i vitit

Adoleshentja suedeze Greta Thunberg është personazhi i vitit 2019, sipas revistës “Time”. 16- vjeçarja është e njohur për aktivizmin e saj ndaj krizës klimaterike. Ajo nisi fushatën mjedisore që në gusht të 2018 dhe nga lobimi i saj nisën protestat për mjedisin në të gjithë globin.

Në revistë shkruhet se për pak kohë Thunberg ka folur me drejtuesit e Kombeve të Bashkuara, është takuar me Papën dhe ka bërë që mbi 4 milion njerëz t`i bashkohen protestës se saj në shtator të këtij viti.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë