Nga Gazeta “SI” – Adolf Hitleri pa bashkëpunëtorin e tij të ngushtë Joseph Goebbels, një takim i rremë midis Stalinit dhe Leninit në grahmat e fundit dhe Winston Churchilli pa puron e tij të famshme.


Këto janë disa nga fotografitë më të famshme të politikanëve të shekujve 19 dhe 20. Por ajo që nuk njihet dhe dihet është se këto foto nuk janë origjinale duke kaluar në procesin e retushimit, një praktikë e njohur e propagandës politike.

Në kohën kur nuk ekzistonte kompjuteri dhe procesi teknologjik i editimit, lindtte nevoja që përpunimet e fotove të bëheshin me dorë. Një proces i mundimshëm dhe i përsëritur shpesh herë, aq herë sa liderët politikë krijonin armiqtë e rradhës.
Ekziston një fotografi e vitit 1937, ku Adolf Hitleri ka zhdukur nga fotografia origjinale, Ministrin e tij të Propagandës, Joseph Goebbels. Mbetet e paqartë pse saktësisht Goebbels u largua nga Fuhreri. Një arsye mund të ketë qenë për ta bërë Hitlerin të duket më i fuqishëm në udhëheqjen e Gjermanisë naziste.


Ndërkohë, në këtë foto të manipuluar të vitit 1939 të Mbretëreshës Elizabeth, Nënë dhe Kryeministrit të Kanadasë, Mackenzie King, Mbreti George VI ishte hequr nga fotografia origjinale.
Fotografia u përdor në një poster zgjedhor për Kryeministrin. Supozohet se Mackenzie King e kishte ndryshuar fotografinë me idenë se një imazh që përfshinte vetëm atë dhe Mbretëreshën Nënë e paraqiste atë më të fuqishëm.


Megjithatë, komunistët e vjetër Rusë ndoshta ishin më të njohurit për manipulimin e imazheve dhe ndryshimit të historisë . Leon Trotsky është fshirë nga një fotografi e Vladmir Leninit i cili shihet të drejtojë një turmë , pas denoncimit të tij nga lideri i Bashkimit Sovjetik për mbështetje ndaj opozitës.
Nëpërmjet këtij manipulimi, Lenini gjithashtu kishte mundësinë të tregonte se ai ishte personi më i rëndësishëm në realizimin e Revolucionit Rus.


Stalini ishte gjithashtu një adhurues i manipullimit të fotografive. Ai e shtoi veten në një foto për të treguar se po vizitonte Leninin në shtëpinë e tij në vitin 1922, pak para vdekjes së tij. Dhe Stalini gjithashtu fshiu Shefin e Policisë së Sekretit, Nikolai Yezhov, pasi ai e kishte tradhtuar.

Ndërkohë, fotografia e trupave ruse që ngrinin flamurin e kuq mbi Berlinin në flakë njihet si një nga imazhet më të famshme të luftës. Por fotografia në fakt ishte manipuluar për të mbrojtur ushtarët nga hakmarrja e Joseph Stalin.
Fotoja u ndryshua para publikimit për të hequr atë që duket si një orë e dytë nga krahun e djathtë të ushtarit. Në fotografinë origjinale, ushtarët kishin nga një orë në të dyja krahët dhe fotografi shqetësohej se Stalini mund ta merrte këtë si provë të plaçkitjeve.


Pavarësisht se nuk kishte ndonjë problem me kryerjen e krimeve të mëdha, Stalini kishte problem me plaçkitjet dhe kishte paralajmëruar çdo ushtar që kapet duke plaçkitur do të ekzekutohej.
Dhe pa pasur mundësinë e përdorimit të programeve kompjuterike moderne, redaktimi i fotografive kërkonte shumë aftësi dhe kohë.
Retushimi kërkonte një kuti me mjete, një sy shumë të mprehtë dhe dorë jashtëzakonisht të qëndrueshme. Fotografitë redaktoheshin dhe përmirësoheshin me dorë duke përdorur bojë , dhe përmbusheshin në një dhomë të errët duke përdorur negative të ndara.
Enver Hoxha dhe retushimi i kundërshtarëve
Edhe diktatori shqiptar Enver Hoxha e praktikoi procesin e retushimit në fotot të cilat i zgjidhte me kujdes për t’ia shpërndarë më pas opinionit duke tentuar manipulimin.

Në historinë e diktaturës foto të tilla gjenden me shumicë. Diktatori Enver Hoxha kujdesej të mos linte asnjë shenjë nga armiqtë e tij. . Që nga imazhet e Koçi Xoxes, Mehmet Shehut, Tuk Jakovës, Kadri Hazbiut, Liri Gegës, Liri Belishovës etj e deri tek të afërmit e tij, Enver Hoxha retushonte gjithkënd me të cilin i ndante rrugët shpesh nëpërmjet eliminimit fizik.

E njohur është fotoja me të motrën dhe nipin në Bari, e cila pas eliminimit të Bahri Omarit u retushua duke fshirë nga fotoja motrën dhe nipin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



