Media Galeri

Retë ylber në Kinë, fenomeni natyror që mahniti njerëzit

Një ngjarje e jashtëzakonshme natyrore është vënë re në Kinë e cila mori vëmendjen e rrjeteve sociale në mbarë botën.

Njerëzit që shikonin qiellin hasën në një fenomen vizual shumë të rrallë, teksa vunë re se retë pileus morën një ngjyrë ylberi. Retë e ylberit Pileus janë parë mbi liqenin Lugu në provincën Sichuan të Kinës jugperëndimore.

Retë, të cilat morën ngjyrat e ylberit, zgjuan admirim e të gjithë kureshtarëve, por edhe njerëzve të thjeshtë, pasi retë arrihej të shiheshin edhe me sy të lirë.

Sipas shkencëtarëve, ky fenomen natyror formohet nga rrezet e diellit dhe strukturat kristalore të akullit në retë. Këto re, të cilat zakonisht janë jetëshkurtër, formohen mbi retë nën grumbull. Retë e ylberit formohen nga rrymat e forta të ajrit me lagështi nga gjerësi të ulëta.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë