Në laboratorin e restaurimit të veprave të artit pranë Drejtorise Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Berat, ka përfunduar ndërhyrja restauruese në ikonën “Krishti” me autor Çetirët.
Ikona është marrë nga kisha e Shën Kollit në fshatin Toshkëz të rrethit të Lushnjës.
Ndërhyrjet e kryera mbi ikonë konsistojnë në konsolidimin e grundit dhe pelikulit, dezinfektimin e ikonës, pastrimin e vernikut të degraduar dhe vendosjen e vernikut për mbrojtjen e pikturës.
Mbrojtja e trashëgimisë kulturore dhe shpirtërore është në fokus të punës së përditshme në laboratorin e restaurimit të veprave të artit të Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore të Beratit. Kjo drejtori sjell herë pas here momente pune gjatë trajtimit të ikonave si dhe imazhet e veprave që tashmë kanë përfunduar restaurimin dhe i ofrohen publikut artdashës. (ATA)
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.