Njerez

Si u kthye kënga  e Aretha Fraklin himn për të drejtat civile dhe feminizmin



DeNeen L. Brown / Washington Post – Ishte  Dita e Shën Valentinit të 1957 –ës , kur Aretha Franklin u ul mbi piano, në studion e Atlantic Records, në Nju Jork dhe regjistroi “Respect”.

Mbretëresha e Soul-it, e cila u nda nga  jeta të enjten, në moshën 76-vjeçare në shtëpinë e saj  në Detroit, e mori këngën të shkruar dhe regjistruar më parë nga  Otis Redding dhe e bëri të sajën, duke e shndërruar në atë që do të bëhej himn për lëvizjet e të  drejtave civile dhe atë të grave.

https://www.youtube.com/watch?v=6FOUqQt3Kg0

“Respect”  u bë kolonë zanore për vitet ’60. Franklin-i, atëherë vetëm 24 vjeç, e shkriu atë me një kërkesë shpirtërore dhe revolucionare, një deklaratë pavarësie që nuk shprehte pendesë, kompromis apo sprapsje:

R-E-S-P-E-C-T

Find out what it means to me

R-E-S-P-E-C-T

Take care, TCB

Oh (sock it to me, sock it to me, sock it to me, sock it to me)

A little respect (sock it to me, sock it to me, sock it to me, sock it to me)

Whoa, babe (just a little bit)

A little respect (just a little bit)

I get tired (just a little bit)

Keep on tryin’ (just a little bit)

You’re runnin’ out of fools (just a little bit)

And i ain’t lyin’ (just a little bit)


Kënga ishte kërkesë për diçka që nuk mund të mohohej më. Ajo kishte marrë kërkesën e një burri për respekt nga një grua kur kthehej nga puna dhe e kishte kthyer në anën tjetër. Vendi nuk kishte dëgjuar kurrë diçka të tillë. “Aretha trazoi atmosferën, atmosferën estetike. “ ka thënë për Washington Post në vitin 1987, Peter Guralnick, autori i “Muzika e Ëmbël e Soul-it” , me rastin e 20 –vjetorit të këngës. “Ajo vendosi një standard të cilin në një farë mënyre, askush tjetër nuk mund ta arrinte.” “Respect” do të luhet padyshim më 14 nëntor, në  koncertin homazh në Madison Square Garden tribute organizuar nga ekzekutivi i  shtëpisë diskografike Sony,  Clive Davis.

Kur versioni i Franklin-it për këngën “Respect” u publikua në prill të vitit 1967,  u rendit në vend të parë në klasifikim dhe qëndroi aty për të paktën 12 javë. Vendi ishte në buzë të një revolucioni. Lufta e Vietnamit po ndize dhe protestat kundër saj po rriteshin. Nga vera, ankthet  racore do të mbërthenin dhjetëra qytete amerikane, përfshi edhe Detroitin.

Vendi ishte një kuti ashkash, ndërsa njerëzit me ngjyrë kërkonin barazi dhe drejtësi që ishte vonuar aq gjatë.

“Respect” do të bëhej himn për lëvizjen e fuqizimit të të zinjve, simbolike dhe e fuqishme po aq sa edhe “Mississippi Goddam” e Nina Simeone-s dhe “A Change is Gonna Come”  e Sam Cooke-ut.

Otis Redding më 1967-ën. (AP)

Redding, kantautor dhe yll i muzikës, e kishte regjistruar “Respect”  më 1965-ën.

“E pata dëgjuar versionin e tij”,  i  thoshte Franklin Washington Post-it, më 1987-ën. “Më pëlqente versioni i tij. Por sigurisht, ndjeva se mund t’i sillja diçka të re.”

Franklin dhe të motrat,  Carolyn Ann Franklin dhe Erma Franklin, të cilat kënduan zërat mbështetës, sollën idenë t’i shtonin këngës vargun  “sock it to me, sock it to me.” (ma  rrih, ma rrih!)Tom Dowd, inxhinieri legjendar i regjistrimit, i thoshte revistës Rolling Stone se kur e dëgjoi Carolyn-ën  kur nisi të këndoi  “sock it to me,” “Rashë nga  karrigia kur e dëgjova!”

Ishte ideja e Aretha-s ta gërmëzonte  “R-E-S-P-E-C-T.”

Përpara se të mbërrinin në studio, Franklin dhe të motrat kishin bërë prova. “Unë dhe ime motër  Carolyn –ë, jetonim në një apartament të vogël në anën perëndimore të Detroitit, me  pianon ndanë dritares, tek shihnim makinat që kalonin – dhe na erdhi ndërmend ai varg i famshëm “sock it to me”, ka thënë ajo për  Fresh Air-in e  Terry Gross-it, në vitin  1999. “Disa nga vajzat ua thoshin këtë djemve, si ‘sock it to me’ kështu  apo  ‘sock it to me’ ashtu. Nuk është seksuale. Është joseksuale, thjesht një varg klishe.”

Kënga menjëherë tejkaloi pritshmëritë, duke zhdukur kufijtë e ngjyrës. “Në lagjet e të zinjve  dhe universitetet e të bardhëve, hitet e saj erdhën si gjyle topash, duke hapur vrima në  stilin dantella e byrynxhyk të  Motoën-it, një zë i ri i fuqishëm me një gamë që kapte qiejt dhe qendrën e rëndesës që ishte shumë pranë tokës”, shkruante Gerri Hirshey, autor i “Të mos kesh nga të rendësh: Historia e Muzikës Soul”.

Kur Franklin regjistroi këngën, po përpiqej ta bënte himn politik, ka thënë David Ritz, autor  i biografisë “Respect:  Jeta e Aretha Franklin,” në një intervistë me  The  Washington Post.

Më shumë se gjithçka, kënga ishte personale. “Ajo e dekonstruktoi dhe e rindërtoi këngën”, ka thënë Ritz-i. “I tha një tjetër  brazde që kënga origjinale nuk e kishte. i shtoi pjesët e sfondit. Përpara se të këndonte pjesën kryesore, ajo e ktheu ritmin dhe rishkroi të gjithë vokalet mbështetëse.” Në të njëjtën mënyrë që një inxhinier mund ta ndante në copa një makineri dhe ta ngjiste sërish bashkë, thoshte Ritz, Franklin e bëri këtë me këngën; e ndau dhe e ngjiti prapë.

“Funksionon sërish, por kishte shumë më shumë fuqi...Është një rindërtim madhor dhe një prej rindërtimeve madhorë që kurrë nuk e godet versionin origjinal,” ka thënë Ritz. “Mori një universialitet që origjinali nuk e pati kurrë. Mendoj se është falë gjenisë së saj që ishte në gjendje të bënte aq shumë me atë këngë. Duhet të renditej si bashkë-producente e këngës.”

Aretha Franklin në vitin 1972. (AP)

Rishpikja e  “Respect” nga Franklin është shënjuar nga një urgjencë që versioni origjinal nuk e pati. “Versioni origjinal i Otis Redding është këngë e madhe,” ka thënë Ritz-i. “Ai këndon shpirtin aty, por Aretha, në rishpikjen e saj, e personalizon: “Do më respektosh kur të vish në shtëpi.”  U bë një çështje grash. Por versioni i saj  është aq i thellë dhe aq i mbushur me angështi, këmbëngulje, vendosmëri dhe të gjithë llojet e emocioneve kontradiktore. Kështu u kthye në himn.”Kënga ngjiti me lëvizjen e fuqizimit të të zinjve, feministëve dhe aktivistëve të të drejtave të njeriut në të gjithë botën. Joshja e saj mbetet e fuqishme. Vitin e kaluar u bë simbol i lëvizjes #MeToo.

Aretha Franklin në konferencë për shtyp më 1973-shin. (AP)

Aretha Louise Franklin u rrit në  Detroit, ku i ati, pastori  C.L. Franklin, predikonte teologjinë e çlirimit të të zinjve dhe drejtonte një grigjë në lulëzim në Kishën Baptiste të New Bethel-it. Pikërisht atje, Aretha mësoi të këndonte këngë shpirtërore dhe ungjillëzuese.

“Shërbimet e tij transmetoheshin nga radio vendase dhe në tregje të tjera urbane nëpër vend dhe 60 nga predikimet e tij (përfshi legjendarin “Shqiponja trazon folenë e saj”) u publikua në formë albumi, sipas Korridorit të Famës së Rock and Roll-it. “Një nga oratorët e mirënjohur fetarë, Pastori Franklin, ishte mik dhe koleg i Martin Luther King-ut, Jesse Jackson-it, Adam Clayton Powell Jr., dhe të tjera figurave në lëvizjet e të drejtave civile.

Dy muaj  përpara marsit të vitit 1963 në Uashington,  C.L. Franklin udhëhoqi një marshim lirie në Detroit, duke ecur me King-un. “Babi ka dekada që predikon krenarinë e të zinjve,” i thoshte  e bija biografit Ritz, “dhe ne, si popull, kemi rizbuluar sesa e bukur ishte vërtet e zeza dhe ishte duke jehuar,”  “Thuaje me zë të lartë; jam i zi dhe jam krenar!”

Gjatë një intervistë të 2009-ës me The Post, Aretha Franklin sillte ndërmend kujtime të shtëpisë së fëmijërisë në Detroit, e cila vizitohej shpesh nga njerëz të famshëm dhe udhëheqës të të drejtave civile, përfshi King-un, James Cleveland-in  dhe  Clara Ward-in.

Legjenda e muzikës Gospel, Mahalia Jackson, thoshte ajo, “ishte mike e familjes. Ajo dhe babi ishin miq të mirë.” Franklin i thoshte Washington Post-it se ishte i ati, i cili e solli këngëtaren gospel, Cooke, në Detroit.

Saherë që Luther King vizitonte Detroit-in, qëndronte në shtëpinë e të atit të Franklin-it. “Nuk mendoj se kishte njeri që e dinte se sa domethënës do të bëhej ai në histori, por të gjithë e dinin se çfarë po përpiqej të bënte dhe me siguri që përpiqej të fitonte të drejta të barabarta për afro-amerikanët dhe minoritetet,” ka thënë Franklin për revistën Ebony, në vitin 2013.

Franklin ishte thjesht një adoleshente kur nisi udhëtimin me King-in nëpër vend,  ndërsa ai predikonte mjetet paqësore në lëvizjen e të drejtave civile. “Pyeta babin nëse ishte mirë nëse shkoja” në tur me King-un. “Më tha se nëse e dëshiroja, mendonte se ishte në rregull, kështu që shkova në disa  takime me Dr.King-un. Erdhi edhe Harry Belafonte , Andrew Young ishte atje dhe Jesse Jackson vinte herë pas here.”Pas vrasjes së King-ut, më 1968-ën, Franklin-i këndoi në funeralin e tij.

Aretha Franklin këndon në galanë e National Portrait Gallery, më 2015. (Katherine Frey/The Washington Post)

Aretha Franklin ishte vetëm 18 vjeç kur nënshkroi një marrëveshje të rëndësishme me  Columbia Records më 1960-ën. Gjashtë vjet më vonë,  pasi mbaroi afati i kontratës, ajo firmosi me Atlantic Records, duke publikuar një radhë hitesh. Por kënga më e madhe e Franklin-it ishte “Respect” sipas Korridorit të Famës së Rock and Roll-it, ku ajo ishte e para grua që u fut, në vitin 1987. Më 1967-ën, Franklin fitoi dy çmime Grammy për  “Respect” – një për Ritmin më të mirë dhe Performancën Solo në Vokal Blues dhe një tjetër me producentin  Jerry Wexler  Për Ritmin më të Mirë dhe Regjistrimin Blues.

Wexler e rrëfente domethënien e këtij çmimi në revistën Rolling Stone në vitin 2004. “Ishte një thirrje për dinjitet kombinuar me një paturpësi zhurmëmadhe.” Shkruante Wexler. “Ka këngë që janë thirrje për veprim. Ka këngë dashurie. Ka këngë seksuale. Por është e vështirë të mendosh  për një  këngë tjetër ku të gjithë këta elementë vijnë bashkë.”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë