Futboll

Reshjet e mëdha të shiut shtyjnë ndeshjen mes Dinamos dhe Teutës në Durrës

Gazeta Si – Ndeshja mes Dinamos dhe Teutës, e programuar për t’u zhvilluar sot, në orën 17:00, në stadiumin “Niko Dovana”, është shtyrë për shkak të reshjeve të dendura të shiut në këtë qytet.

Gjendja e fushes se stadiumit ne Durres aktualisht

Fillimisht, ndeshja u shty me një orë, me shpresën se situata do të përmirësohej, por nuk ndodhi kështu. Federata Shqiptare e Futbollit njoftoi zyrytarisht se kjo ndeshje, e vlefshme për javën e 27-të kampionatit, do të zhvillohet në një datë tjetër.

Fusha e stadiumit ishte në një gjendje vërtet të rënduar dhe bënte të pamundur zhvillimin normal të ndeshjes. Zyrtarët e FSHF-së kanë ndjekur protokollin dhe në fund kanë vendosur për shtyrjen e ndeshjes. Tani pritet të përcaktohet data kur do të luhet kjo sfidë e rëndësishme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë