Sabina Veizaj-Vetëm në tridhjetë vitet e fundit Shqipëria është goditur mesatarisht thuajse nga një fatkeqësi natyrore në vit, të cilat më së shumti kanë të bëjnë me përmbytjet.
Përmbytjet Shtator 1995-Janar 1996, në këtë periudhë kohore zona të ndryshme të vendit u përballën me përmbytje të herëpashershme. Në disa raste janë regjistruar viktima dhe shumë shtëpi banimi dolën jashtë funskionit
Përmbytja që ndodhi në periudhën 22-30 Shtator 2002 nga reshjet e shumta, krijuan një situatë të rëndë për zonat e Milotit, Lezhës, Torovicës, Zadrimës e Shkodrës. 16 mijë ha tokë bujqësore u përmbyt dhe u prekën 7500 familje. Një numër I konsiderueshëm familjesh u evakuuan nga zonat e përmbytura.
Përmbytjet shkurt-mars 2004 shkaktuan një dëm të jashtëzakonshëm në zonat rurale në Veri të Shqipërisë .
Përmbytjet dhjetor 2005 shkaktuan një situatë emergjence, e cila preku kryesisht zonat Jugore të Shqipërisë.
Në janar 2010, në rajonet Shkodër e Lezhë, u përmbytën rreth 14,000 hektarë dhe 1200 godina, ndërsa 12,000 njerëz u desh të evakuoheshin nga banesat. Shkodra aso kohe i ngjante Venecias, aq sa banorët nisën të përdornin gomonet në vend të makinave.
Në shkurt 2015 u përmbytën rreth 3,000 hektarë dhe mbi 600 banesa në pjesën perëndimore e jugperëndimore të vendit. Nga këto përmbytje u prekën rreth 42,000 persona, ndërsa rreth 600 familje u nevojit të evakuoheshin.
Pas çdo ndodhie natyrore pushteti justifikohet “ janë ngjarje të natyrës që janë të paparashikueshme, lumi ka dalë nga shtrati dhe ka ushtruar presion mbi argjinaturat, pritat dhe për rrjedhojë ndodhi situata ku lumi doli në fushë. Kjo ndodh edhe në botë.”
A duhet të jenë reshjet e dendura të shiut me intensitet të lartë një fenomen i jashtëzakonshëm sa të përdoren gjithnjë si një justifikim nga të zgjedhurit politik në pushtet dhe agjencitë qeveritare për përmbytjet dhe pasojat që ato shkaktojnë ?
Zhvillimi kaotik urban, sistemet e vjetruara të paralajmërimit dhe amortizimi i infrastrukturës së sigurisë, institucionet e dobëta janë element që kanë ndihmuar që vala e dëmit të shkaktuar nga katastrofat natyrore të jetë me madhe. Por në gjithë këtë histori ende nuk është kuptuar se
gjithë çfarë po ndodhë, janë sinjale të klimës e cila kokëfortë na thotë se nuk ka më kthim mbrapa në rrugën e saj drejt ndryshimit.
Referuar një raporti global mbi rrezikun e fatkeqësive natyrore të nisur që nga viti 2017 nga Banka Botërore, Ballkani Perëndimor rrezikohet nga përmbytjet e paparashikueshme, thatësira dhe valët e ngrohjes, të cilat do të ndikojnë negativisht në PBB-në e të gjitha vendeve.
Sipas raportit edhe pse këto fatkeqësi janë të dukshme, akoma nuk ka një zgjidhje për t’i menaxhuar.
Në vitin 2014 janë regjistruar përmbytje historike që shkaktuan më shumë se 2 miliardë euro dëme në Bosnjë dhe 1.5 miliardë euro dëme në Serbi. Ka më shumë se dy vera ku temperaturat e larta kanë shkaktuar zjarre në të gjithë Ballkanin, të cilat kanë sjellë për pasojë rënie në prodhimin bujqësor gati me 10 për qind në Serbi dhe detyruan vendin tonë (Shqipërinë) të shpenzojë miliona euro në importet e energjisë për shkak të thatësirës.
Këto fakte tregojnë se rajoni çdo here e më shumë është i rrezikuar nga fatkeqësitë natyrore.
Ngjarjet aktuale që ne po i përjetojmë si ekstreme të motit, ekspertët mjedisore tregojnë me siguri e garanci se nëse nuk merren masa, deri në fund të shekullit 21 do të jenë shumë normale. Temperaturat mesatare rajonale mund të rriten deri në 40 gradë ose më shumë se sa në periudhën para industriale.
Kjo do të thotë që do të kemi më shumë thatësira, prodhim bujqësor të reduktuar, mungesa të mëdha të ujit dhe më pak energji hidroenergjetike.
Ekspertët e Mjedisit thonë se ende ka kohë për të vepruar dhe qeveritë e Ballkanit Perëndimor duhet të përgatiten për fatkeqësitë natyrore.
Ndërsa për ekspertët e Bankës Botërore këto ngjarje janë kosto të humbura dhe qeveritë e këtyre vendeve do të duhet të marrin qasje gjithnjë e më pro aktive për sigurinë dhe prosperitetin për komunitetet e tyre.
Banka Botërore: Është koha për të #AdaptOurWorld (adaptuar botën tonë)
Përreth botës, individë, komunitete dhe vende po përballen me impaktet e ndryshimeve klimaterike.
Kjo përballje bëhet më e vështirë tek të varfrit dhe kategoritë vulnerabël, duke rrezikuar fitimet nga zhvillimi. Për shembull:
Mes 1995-2015, shkatërrimet e lidhura me motin kanë marrë mbi 600 mijë jetë dhe kanë lënë të plagosur 4.1 mld të plagosur, të pastrehë, apo edhe në nevojë për asistencë emergjente.
Në vendet me të ardhura mesatare dhe të ulta, problemet infrastrukturore u kushtojnë familjeve dhe bizneseve 391$–647 mld $ në vit, pjesa më e madhe e tyre prej ngajrjeve ekstreme të motit.
Vit pas viti, rreziqet e ndryshimit të pakontrolluar të klimës janë në rritje.
500 mln njerëz që punojnë në ferma të vogla, kryesisht ata në vendet në zhvillim, janë të ekspozuar ndaj ndryshimeve të temperaturave.
Afrimi i deteve dhe stuhitë e mëdha mund të detyrojnë qindra miliona njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre në qytetet bregdetare, me një kosto totale në zonat urbane bregdetare prej më shumë se 1 trilion dollarë çdo vit deri në 2050.
Adaptimi, gjetja e zgjidhjeve të duhura, është një dividend i tre-fishtë
Zgjedhjet e duhura, adaptimi gjeneron të ardhura ekonomike e sociale shtesë. Ndihmon në evitimin e humbjeve materiale, mbron njerëzit ndaj kundër tronditjeve që ndryshojnë jetën; ul riskun dhe promovon më shumë investime; e promovon gjithashtu qasje dhe teknologji të reja.
Hulumtimet e fundit tregojnë që duke investuar 1.8 trilion $ në pesë sektorë nga 2020 në 2030 mund të gjenerojë më shumë se 7.1 trilion $;këta pesë sektorë janë: sistemet e e shpejta të paralajmërimit, infrastruktura rezistente ndaj klimës, përmirësimi bujqësor i tokave të thata, investimet për t'i bërë burimet ujore më elastike.
Banka Botërore po rrit përpjekjet për tiu përshtatur ndryshimeve klimaterike
Më herët këtë vit, Banka Botërore ka lançuar Planin e Aksionit të Adaptimit ndaj ndryshimeve Klimaterike. Nën këtë plan Banka Botërore do të rrisë adaptimn direkt financiar duke synuar të arrijë 50 mld $ në periudhën 2021–2025.
Përmes këtij aksion plani të dedikuar – i pari i këtij lloji – Banka Botërore po përdor adoptimin dhe fleksibilitetin si çelës kryesor që do ta shpien atë në një pozicion të barabartë me rrugëtimin e ngrohjes globale.
Aksion Plani ndërton një lidhje mes adoptimit dhe zhvillimit duke promovuar veprime të hershme dhe efektive që gjithashtu sigurojnë zhvillim dhe të ardhura pozitive.
Adaptimi dhe zhvillimi janë pazgjidhshmërisht të lidhura dhe reciproke: mirëadaptimi nxit zhvillim dhe të ardhura, dhe duke siguruar zhvillim të mirë kërkon veprim efektiv të adaptimit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.