Nga Gazeta ‘Si’- Këtë të shtunë vendi ynë, do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet kryesisht i vranët, i shoqëruar me reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit.
Në zonat qendrore, reshjet pritet të jenë me intensitet deri mesatar dhe në formën e shtrëngatave afatshkurtra. Pas orëve të pasdites, reshjet do të reduktohen gradualisht, duke u përqendruar kryesisht në veri të vendit, ku do të jenë të dobëta.
Era do të fryjë nga Verilindja në Jugperëndim, me shpejtësi mesatare deri në 8 m/s. Në zonat luginore dhe përgjatë bregdetit, era mund të arrijë shpejtësi deri në 12 m/s.
Deti-Valëzimi në detin Adriatik dhe Jon pritet të jetë i ulët, me forcë 1-2 ballë. E diela pritet me diell.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



